Atdhe Nuhiu, “blerja” e radhës e De Biazit

66

Sulmuesi gjigant 1.97 m luan në Angli me Shefild Uednesdej, në ligën e dytë angleze

Sulmuesi kosovar i Shefild Udendsdej në Angli, Atdhe Nuhiu, pritet të jetë përforcimi i radhës i Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit shumë shpejt do të nisë proceduarat për pajisje me pasaportë shqiptare të sulmuesit gjigant (1.97), ndërkohë që po bëhet gjithçka që është e mundur që trajneri Xhani De Biazi ta ketë atë nën urdhrat e tij për dy ndeshjet e rëndësishme në transfertë: kundër Sllovenisë (në Lubjanë) dhe Islandës (në Rejkavik). Prishtinasi 24-vjeçar zotëron edhe pasaportën austriake, si dhe atë kosovare, dhe në këtë rast ai duhet të ndjekë shembullin e Valdet Ramës, mesfushorit të Valadolidit, që hoqi dorë nga ajo kosovare. Nuhiu ka nisur të luajë në futbollin profesionist qysh nga viti 2008, kur ai bënte pjesë në radhët e Austria Kartnenit, pasi më parë aktivizohej me ekipin e moshave të Velsit. Në karrierën e tij janë dhe SV Ried, Rapidi i Vjenës, por dhe Eskishehirspor i Turqisë. Nuhiu nënshkroi një kontratë trevjeçare me Shefild Uednesdej të Championship (kategoria e dytë angleze), më parametra zero, më 25 korrik 2013. Blerja e tij u konsiderua si tepër cilësore nga trajneri Dejv Xhons dhe shqiptari ia shpërbleu me gol qysh në debutimin e tij kundër Kuins Park Rejnxhërsit (QPR), më 3 gusht 2013, një ndeshje e humbur 2-1. Kontaktet e drejtuesve të FSHF-së me Nuhin janë në fazë të avancuar. “Atdheu është duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për pajisje me nënshtetësi shqiptare. Besoj se shumë shpejtë edhe do të fillojë procedurat për pajisje me pasaportë”, tha Zalla. Edgar Çani (1.92 m) dhe Atdhe Nuhiu (1.97 m) priten të formojnë dyshen më shtatlartë që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja jonë, pasi Igli Tare (1.91) dhe Erjon Bogdani (1.91), ishin disa centimetra më shtatshkurtër.

Edhe Hoxha nën vëzhgim

Ditën e enjte, trajneri Xhani De Biazi do të ndjekë në aksion mesfushorin kosovar të Kukësit, Yll Musolli, në ndeshjen kundër Trabzonsporit (të enjten). Musolli një nga protagonistët e kalimit e pazakontë të tre tureve të nënkampionëve të Shqipërisë në Ligën e Europës.

   ME SHPRESAT AUSTRIAKE I

SHËNOI DY GOLA SHQIPËRISË

 Atdhe Nuhiu, edhe pse ka lindur në Kosovë është formuar si futbollist në Austri. Ai ka qenë pjesë e Kombëtares U-19, U-20 dhe U-21 të Austrisë, duke shënuar në total nëntë gola në 22 ndeshje, shtatë prej tyre në shtatë ndeshjet me Shpresat në edicionin 2009-2010 të kualifikueseve të Kampionatit Eurpian. Interesant është fakti se, kur Atdhe Nuhiu luante në radhët e Austrisë U-21 i ka shënuar dy gola ekipit tonë, kur Austria fitoi 3-1 në Vienë, më 9 shtator 2009. Nuhiu luante atëherë në radhët e SV Riedit (një ish-skuadër e Hamdi Salihit), ndërsa ndeshja ishte për kualifikueset e Kampionatit Europian 2011. Nuhiu shënoi dy gola, duke qenë edhe protagonisti kryesor i fitores austriake. Në minutën e 3-të, Nuhiu kalojë në epërsi Austrinë U-21, ndërsa pas dy minutave Vajmani i çoi shifrat në 2-0. Nuhiu fiksoi rezultatin 3-1 në minutën e 13-të të ndeshjes. Shqipëria U-21 shënoi golin e nderit pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 40-të me golin e Odise Roshit. Nuhiu ishte fatal për kombëtaren tonë dhe kreator i kësaj fitoreje. Në atë ndeshje, Renato Malota (sot te Kukësi), u ndëshkua me karton të kuq. Në ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa”, Nuhiu luajti vetëm pak minuta dhe në disa raste që pati preferoi të mos shënonte.

   Shok skuadre me Hamdi Salihin

Dy sulmuesit, Atdhe Nuhiu dhe Hamdi Salihi, kanë pasur fatin të luajnë bashkë në të njëjtën skuadër. Kështu, Nuhiu dhe Salihi kanë luajtur së bashku te Rapidi i Vjenës në sezonet 2010-2012. Në fakt, Salihi ka luajtur për skuadrën e kryeqyteti austriak në vitet 2009-2012, ku shënoi 36 gola në 67 ndeshje, ndërsa Nuhiu në vitet 2010-2013, duke realizuar 13 gola në 59 ndeshje. Kur Hamdi Salihi u transferua nga SV Riedi për tek Rapidi i Vjenës, vendin e tij në skuadër e zuri pikërisht Atdhe Nuhiu. Salihi shënoi 34 gola në 82 ndeshje për SV Ried në vitet 2007-2009, ndërsa Nuhiu ka realizuar 6 gola në 27 ndeshje në sezonin 2009-2010.

  Pajtim Kasami, shqiptari i Fulhamit

 Pajtim Kasami, mesfushori i Fulhamit në Premier Ligën e Angleze, është përfolur si një tjetër kandidaturë e Kombëtares sonë. Ai ka lindur në Strugë të Maqedonisë, por është rritur në Zvicër, ku së fundi ka qenë pjesë e ekipit Olimpik të Zvicrës në “Londër 2012”. Kasami ka luajtur me U-17 dhe U-19 të Zvicrës dhe i ka të gjitha mundësitë të veshë fanellën kuqezi. Vinterthur, Grasshopers, Lacio, Palermo, Lucerni dhe Fulhami janë skuadrat e tij. Kasami shënoi pikërisht golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0 të Fulhamit në transfertën e Sanderlendit (ish-skuadër Lorik Canës).

Mediat belge jehonë nismës së tifozëve shqiptare përmes faqes “Facebook”

 “Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë”

  Fushata e nisur nga tifozët shqiptarë me moton “Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë” tashmë ka zgjuar kureshtjen edhe të mediave  belge. Portali i njohur belg “Rtbf.be” (i televizionit “RTBB),  i ka kushtuar një artikull nismës në fjalë. “Është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit. Lojtari me shtetësi belge dhe i formuar në Anderleht kohe më parë ka kaluar në ekipin e parë të Mançester Junaitd me të cilin ka luajtur në ndeshjet miqësore që kjo skuadër ka pasur këtë verë”,

Tifozët shqiptarë kanë shprehur haptas dëshirën e madhe që ky talent të zgjedh Kombëtaren Shqiptare për ta përfaqësuar. Për këtë qëllim ata në rrjetin social “Facebook” kane hapur një faqe me titull “Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë”, ku i bëjnë thirrje talentit të ri të vesh fanellën e Shqipërisë. Faqja në fjalë deri tani ka mbi 26 mijë fansa. Januzaj deri tani nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Belgjika dhe Shqipëria për të luajtur. Ai akoma nuk ka vendosur se me cilën përfaqësuese do të luaj pasi dëshiron të fokusohet tek klubi ku shumë e shohin si pasuesin e Pol Skols. Trajneri i ekipin David Moyes beson fuqishëm tek Januzaj. “Januzaj ka një të ardhme të shkëlqyer, me klasin e tij ai do të korrë suksese në arenën ndërkombëtare” ka thënë ai.

Por për cilin vend do luaj, duket se zgjedhja është pak e ngatërruar. Sipas portalit belg “Het Laatste Nieuës”,  babai i Januzajt do të ishte i kënaqur ta shihte djalin e tij të veshur me fanellën e ekipit kombëtar shqiptar, shkruan portali “Rtbf.be”. Por, i riu synon që një ditë të jetë pjesëmarrës në finalet e Kupës së Botës dhe shanset që të jetë atje janë të mëdha si pjesë e “Djajve të kuq” belgë.

Etrit Berisha, të enjten te Lacio

 Spekulimet në lidhje me të ardhmen e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berishës, pritet të përfundojnë gjatë kësaj mesjavë. Kievo dhe Fulhami ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit prishtinas, mirëpo adresa e re Etrit do të jetë skuadra italiane, Lacio. Numri një i Kombëtares së Shqipërisë të enjten do t’i jap fund aventurës së tij me Kalmarin suedez, për të udhëtuar më pas në Itali ku do t’i ketë testet mjekësore dhe më pas nënshkrimin me Lacion. Etriti të enjten pritet të nënshkruajë kontratë me Lacion dhe t’i jap fund spekulimeve të cilat janë bërë kohëve të fundit në lidhje me të. Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Lacion”, bëri të ditur burimi në fjalë. Berisha do të jetë shqiptari i tretë te Lacio, pasi me klubin kryeqytetas italian aktivizohet prej tre sezonesh Lorik Cana, ndërsa më të rinjtë luan portieri Tomas Strakosha. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Lacio ka pranuar të derdhë një shumë të caktuar parash për ta liruar Berishën nga detyrimet që ka ndaj Kalmarit përpara skadimit të kontratës në janar të vitit 2014.