Atalanta përmbys Napolin në ‘San Paolo’, arrin Milanin për zonën Champions

455
Sigal

Napoli dhe Atalanta zhvilluan mes tyre në “San Paolo” ndeshjen e javës së 33-të të Serisë A.

Atalanta arrin një fitore mjaft të rëndësishme për objektivin Champions, duke përmbysur napolitanët brenda në shtëpinë e tyre me shifrat 2-1.

Pjesa e parë mbyllet me fitoren minimale 1-0 të Napolit, me golin e shënuar nga Mertens në minutën e 28-të.

Pjesa e dytë flet për bergamaskët, të cilët shënojnë dy herë.

Zapata barazon në minutën e 69-të dhe goli i fitores mban firmën e Pasalic (80’).

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në kuotën e 56 pikëve, aq sa Milani i vendit të katërt dhe do të luftojë deri në fund për një vend në Ligën e Kampioneve, ndërsa Napoli mbetet i dyti me 67 pikë dhe nuk rrezikon shumë nga kjo humbje.