Ataku kardiak, Porto merr vendimin për Casillas

164

Sulmi në zemër mund t’i kushtojë shtrenjtë portierit legjendar të Realit të Madridit, Iker Casillas. Spanjolli pësoi një sulm në zemër pak ditë më parë, teksa gjendja e tij është stabilizuar tashmë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Por kjo nuk i bind drejtuesit e klubit të Portos, që janë hedhur në sulm për të gjetur një emër të ri për portën e tyre. Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit, Jorge Nuno Pinto da Costa.

“Ne kemi një problem shtesë me Casillasin, me të cilin kemi rinovuar kontratën dhe nuk menduam se do të kemi nevojë për një portier, por tani mendojmë se do të na duhet një. “-tha Pinto da Costa për “O Jogo”.

Aktualisht as klubi dhe as lojtari nuk kanë konfirmuar të ardhmen e 37 vjeçarit. Rikthimi i tij në futbollin profesionist do të varet nga riaftësimi i tij, reagimi i tij ndaj ilaçeve dhe vetë vullneti i lojtarit.