“Ata janë si dy fëmijë në oborrin e shkollës që bëjnë çfarë t’u dojë qejfi”

577
Paraqitja e dobët e dy yjeve të ekipit të Manchester United në sfidën e “Premier League” kundër Crystal Palace, iu ka lënë shije të keqe dy analistëve të “Sky Sport”, Jamie Carragher dhe Gary Neville.
Pvarësisht se United fitoi me përmbysje 3-2, Carrager dhe Neville, nuk i kanë kursyer kritikat për Pogba dhe Sanchez.
Në pushimin e pjesës së parë Neville u shpreh për Pogba-n:
“Forca e tij e madhe është se luan me shumë liri në fushë . Por në pjesën e dytë paraqitja e tij ishte e pabesueshme. Nuk është çudi që Mourinho e ka lënë në stol në ndeshjet e fundit.”
Ndërsa Jamie Carragher, një tjetër analist i Sky Sports, vendosi të fokusohej te Sanchez përpara Pogba.
“Shiko edhe Sanchez sa i pasaktë që është. Për mendimin tim ai ka qenë më keq se Pogba. Sanchez ka humbur 19 topa në pjesën e parë dhe kjo është e pabesueshme. Po flasim për një lojtar të nivelit të lartë. Por ai nuk e di se ku po luan.”
Sigal