Asnjë fitues në Superiore, rezultatet e Kukësi-Teuta dhe Luftëtari-Tirana

224

Kategoria Superiore ka luajtur sot dy ndeshjet të tjera të javës së 31-të. Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Luftëtarit.

Bardheblutë do të kalonin shumë shpejtë në avantazh që në minutën e 7-të. Gjyqtari Meta akordoi penallti pas një dueli në zonë mes Demos dhe Sentamu. Nga pika e bardhë shkoi Hasani, duke realizuar.

Luftëtari reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë, duke gjetur menjëherë golin e barazimit. Në minutën e 49-të, Donaldo Rapo me një gjuajtje-krosim ka befasuar portierin Abibi duke e dërguar topin në trekëndësh.

Ky barazim man Luftëtarin në vendin e 7-të me 39 pikë, ndërkohë që Tirana ka dy pikë më pak një pozicion më poshtë.

Kukësi ndërkohë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Teutës. Të dyja skuadrat humbën mundësi të mira shënimi nën pjesën e parë.

Në fundin e kohës së rregullt, Bicaj mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin e tij për pak minuta me një lojtarë me pak. Verilindorët në këtë mënyrë nuk shfrytëzuan barazimin e Partizanit dje, duke i dhënë qetësi të kuqve, pasi mbeten 10 pikë larg.