Sigal

Ndërkohë që të gjithë presin që dy lojtarët më të pasur në botë të jenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, në fakt realiteti është ndryshe.

Në një kohë ku dy prej lojtarëve më të mirë në botën siç janë Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo arrijnë të marrin 1 milion euro në muaj, pa përmendur sponsorët, sërish ky fakt nuk i bën ata lojtarët më të pasur.

Faiq Bolkiah, futbollisti që luan me ekipin e moshave të Leicester është vetëm 20 vjeç edhe ka në llogarinë e tij bankare rreth 20 miliardë dollarë.

Arsyeja e një pasurie të tillë është fakti se ai është nipi i Sulltanit të Bruneit. Bolkiah po përpiqet të bëhet një futbollist profesionist dhe ka nënshkruar kontratë më Leicesterin në vitin 2016.

Para se të nënshkruante me ekipin e “dhelprave”, lojtari ishte në tratativa me Sauthampton dhe Arsenalin, ndërsa ka kaluar një vit edhe te skuadra e Chelseas.