Arsenali ofertë konkrete për sulmuesin e Romës

391
Sigal

Rezultatet negative të Romës nuk e kanë penguar Cengiz Under të tërheqë vemendjen e gjigandëve europian.

Sulmuesi turk shënoi golin e nderit, në humbjen 2-1 që verdhekuqtë regjistruan ndaj Plzen në Ligën e Kampionëve, dhe kjo e ka shtyrë Arsenalin që të humbas kohë për të paraqitur ofertën në zyrat e klubit italian.

Sipas “Tuttomercatoweb”, oferta e parë ka ardhur tashmë nga “topçinjtë” dhe është 32 milion euro. Megjithatë, duke iu referuar këtyre burimeve, Roma e ka refuzuar këtë ofertë, teksa pretendon që të përfitojë rreth 50 milion euro nga kartoni i 21 vjeçarit.

Deri në këtë pikë të sezonit, Under ka shënuar 5 gola dhe dhënë 5 asistime në 19 ndeshje për Romën, si dhe katër gola në 17 paraqitje për Turqinë.