Arsenali ndalet në barazim, Lazio mundet nga Rennes dhe eliminohet

455
Sigal

Lazio krejt ndryshe nga ndeshjet Seria A është një ekip me një tjetër fytyrë në Europë. Skuadra e Inzaghit u mposht me rezultatin 2-0 nga Rennes në Francë dhe nuk ia doli të avancojë më tej në fazën me eliminim të Europa League

Nuk pati surpriza në Grupin A, ku përveç Sevillas që e kishte siguruar kualifikimi, më tej avancuan edhe qipriotën e Apoel, që sot mposhtën spanjollët me rezultatin minimal 1-0, aq sa u mjaftonte për të blinduar vendin e dytë.

Në Grupin C, Getafe mposhti pastër 3-0 Krasnodarin në ndeshjen direkte, që do të vendoste skuadrën e dytë që do të kalonte më tej, bashkë me zviceranët e Basel, që e kishin siguruar dy javë më parë kualifikimin.

Gjermanët e Eintracht Frankfurt humbën në shtëpi 2-3 përballë portugezëve të Guimares dhe për pak e panë veten jashtë Europa Leagues. Megjithatë për fatin e mirë të tyre, Standard Liege nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Arsenalit dhe nuk ia doli të bëjë surprizën.