Arsenali i gatshëm të japë 40 milionë euro për Benzeman

439
Arsenali e ka ndarë mendjen që të dërgojë ofertën në adresë të Real Madridit për Karim Benzeman. Mediat britanike shkruajnë se londinezët janë gati t’ia dorëzojnë ofertën madrilenëve në vlerë 40 milionë euro për ish yllin e Lyonit.
Siç raportojnë mediat në ishull, Gunners javën që vjen do të nisi negociatat me “Los Blancos” për Benzeman, i cili pritet që gjatë kësaj verë të ikë nga Madridi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është një admirues i madh i 27-vjeçarit i cili ka kohë që është në “radarin” e Wengerit.
Sigal