Arsenali gjen “timonierin”, Emery zëvendëson Wenger

622
Sigal

Unai Emery do të jetë trajneri i cili do të zëvendësoj Arsene Wenger në stolin e Arsenalit.

Sipas mediave angleze, “topçijtë” kanë zgjedhur teknikun 46 vjeçar për të udhëhequr skuadrën duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Spanjolli është një trajner me “CV” shumë të pasur pasi ka drejtuar skuadra si Valencia, Spartak Moskë dhe Sevilla ndërkohë që vetëm pak ditë më parë i dha fund bashkëpunimit me francezët e Paris Saint Germain, me të cilët fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës.

Më parë ai udhëhoqi Sevillë-n në tre triumfe të njëpasnjësshëm në Europa League midis viteve 2014 dhe 2016.

Anglishtja e Emery nuk është plotësisht e rrjedhshme, por pengesa gjuhësore nuk pritet të jetë problem.

Kandidatë të tjerë për stolin e Arsenalit ishin Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, si dhe ish-lojtarët e Arsenalit, Arteta, Thierry Henry dhe Patrick Vieira.