Arsenal “shpëton” sezonin, fiton Kupën FA

494
Arsenal e ka mbyllur sezonin me fitimin e një kupe, atë të FA Cup. Djemtë e Arsene Wenger mposhtën në finale Chelsean me rezultatin 2 me 1.

Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për Topçinjtë, të cilët e gjeten golin që në minutën e katërt me anë të Alexis Sanchez.

Në vazhdim të kësaj pjese, të dy skuadrat patën edhe raste tjera për gol me anë të Mesut Ozil, Danny Welbeck dhe Diego Costa, por pa arritur të ndryshojnë shifrat dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë, Chelsea nisi më mirë me shanse të krijuara nga Victor Moses dhe Pedro, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.

Megjithatë, ishin Blutë atë që shënuan golin e parë në këtë pjesë me anë të Diego Costas, i cili shënoi në minutën e 76 pas asistimit të Willian për 1-1.

Arsenali nuk u pajtua me këtë barazim dhe gjeti golin e epërsisë pas vetëm dy minutave, ku Aaron Ramsey shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Olivier Giroud.

Me këtë rezultat përfundoi dhe takimi ku në fund ata që gëzuan ishin Arsenal.
Sigal