Arsenal do të duhet të bëjë të paktën 2 javë të tjera pa mesfushorin Mesut Ozi

Arsenal do të duhet të bëjë të paktën 2 javë të tjera pa mesfushorin Mesut Ozil, për shkak se futbollisti turko-gjerman është ende i sëmurë dhe jo në kushte optimale fizike për të garantuar minuta në kampionatin më të fortë në planet.

Lojtari teknik është një prej atyre që prodhon më shumë asiste për gol në Premier League dhe mungon që prej fitores ndaj Uest Bromuic Albion në Krishtlindje. 

Mesut Ozil nuk ishte as në tribunë në barazimin emocionues 3-3 kundër Bërnmauth, që skuadra londineze regjistroi në kampionat. Mesfushori i kombëtares gjermane mori kritika për performancën e tij në humbjet ndaj Everton dhe Mancester Sitit, që kushtëzuan dukshëm pretendimet për titullin. 

"Nuk e kam parë Ozil që që prej një jave dhe për mua ishte e garantuar që nuk do ta përfshija në grumbullimin për ndeshjen. Ai është ende në shtrat i sëmurë dhe nuk do të jetë në dispozicion për përballjet e ardshme”, tha trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. 

Ozil me të gjitha gjasat nuk do të luajë në Kupën e Anglisë ndaj Preston North End, ndërsa në kampionat skuadra londineze do të rikthehet në fushë në 14 janar me transfertën kundër Suonsi.