Arsenal arrin marrëveshjen qindramilionëshe, nënshkruan me “Adidas” për 4 vite

43

Klubi i Arsenal do të rikthehet pas 24 vitesh që të ketë sponsorin kryesor kompaninë gjermane “Adidas”.

Firma gjigande e veshjeve sportive është favorite për të zëvendësuar “Puma-n”, të cilës i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Raportohet se Adidas dhe Arsenal kanë arritur marrëveshjen deri në vitin 2023, me një përfitim prej 60 milionë stërlinash në sezon, shkruan “The Sun”.

Referuar ekspertit të biznesit në sport, @HoëieLongShort, “topçinjve” do t’u dyfishohen të ardhurat nga sponsori pasi me Puma-n kishin një marrëveshje për 30 mln stërlina në sezon.

Kujtojmë se Arsenal ka qenë i veshur nga sezoni 1986 deri 1994 nga “Adidas”, vite të cilat klubi nën drejtimin e George Graham ka fituar dy herë titullin kampion në Angli.

Manchester United gjithashtu ka një kontratë me “Adidas”, por ndryshe nga Arsenal fiton 75 milionë stërlina në sezon, ndërsa Chelsea e cila vishet nga Nike merr 60 mln stërlina në sezon.