Arrihet marrëveshja, “Premier League” me pushime dimërore. Ja arsyeja

583
“Premier League” do të ketë një pushim dimëror duke filluar nga sezoni 2019-2020.
Besohet se “FA” (federata angleze), “Premier League” dhe “Football League” kanë arritur marrëveshjen për një pushim dyjavor dimri në muajin shkurt, raporton “The Times”.
Pushimet e dimrit nuk do të prekin ndeshjet që zhvillohen për Krishtlindje, “Boxing Day” (dita pas Krishtlindjve) dhe ditën e Vitit të Ri. Si rrjedhojë një ekip i “Premier League” do të jetë i detyruar të luajë 5 ndeshje për 3 javë, duke përshfirë edhe 2 ndeshjet që zhvillohen në mesjavë.
Pjesë e marrëveshjes është që kampionatet e tjera angleze si “Championship”, “League One” dhe “League Tëo” do t’a zhvillojnë kampionatin normalisht, pa pushime dimërore.
Me këtë vendim i cili pritet të behët zyrtare në ditët në vijim skuadrat e “Premier League” do të marrin 13 ditë pushim. Kjo më së shumti bëhet për të përmirësuar paraqitjet e Anglisë në kompeticionet madhore si Europiani dhe Botërori.
Kjo çështje është diskutuar për shumë vite, ndërsa më në fund duket se është arritur një marrëveshje. Me këtë vendim “Premier League” do t’i bashkohet kampionateve të tjetrë ‘big’ në Europë si “La Liga”, “Seria A” dhe “Bundesliga”.
Sigal