Arrihet akordi me Chelsea-n, Atletiko rikthen Diego Costa-n në Madrid

523
Më shumë se 100 ditë janë dashur të kalojnë për të bërë të mundur transferimin e Diego Costa-s nga Chelsea tek Atletico Madrid.
Këtë të enjte, dy ekipet mbyllën marrëveshjen për kalimin e lojtarit, i cili do të mund të rikthehet tek ish-ekipi i tij në muajin janar.
Sulmuesi Brazilian duhet të kalojë testin mjekësor, dhe këtë të dielë pritet të prezantohet në stadiumin e ri të Uanda Metropolitano.
Costa do të firmosë me Atletico-n për tre vitet që vijojnë. Prej muajsh Diego ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Altetico Madrid, edhe pse ecuria e tij tek Chelsea ka qenë shumë e mirë.
Zënkat me trajnerin Conte e shtynë lojtarin e kombëtares spanjolle që të largohet nga Anglia.
Sigal