Armeni-Shqipëri, ja formacioni i kombëtares sonë

151
Rreth 2 orë para nisjes së takimi është publikuar formacioni me të cilën do të luajë kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, ndaj Armenisë në Jerevan. Edhe në këtë ndeshje De Biasi ja ka besuar qendrën e mbrojtjes Canës së bashku me Gjimshitin, i cili u aktivizua në të njëjtin pozicion edhe në ndeshjen ndaj Serbisë. Në mungesë të Agollit, në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Aliji, ndërsa në të djathtë Hysaj. Mesi i fushës do të përbëhet nga Basha, Xhaka, si edhe Roshi e Gashi, dy të fundit më të avancuar. Ndërkohë, në repartin e sulmit do të luajë Cikalleshi në ndryshim nga ndeshja e fundit me Serbinë, ku u aktivizua që nga fillimi shkodrani, Balaj.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji; Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.