Armando Vajushi, gol për 100-vjetorin

454
Sigal

Mesfushori i ri i Kombëtares shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Liteksit në kampionatin bullgar


Mesfushori shkodran Armando Vajushi, duket se ka rënë në “dashuri” me golin në një ditë të veçantë, pikërisht në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë. Një gol i shënuar në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Pikërisht në fitoren 2-0 të Liteksit të Loveçit ndaj Lokomotivës së Sofjes. Ka qenë një ndeshje me shumë momente interesante teksa në fillimin e pjesës së dytë, Ivanov i Liteksit është ndëshkuar me karton të kuq por pak minuta më vonë, këtë fat do të kishte edhe Peev për vendasit. Ndeshja u duk se po shkonte drejt barazimit por nuk ka menduar kështu shkodrani Vajushi i cili në minutën e 78-të ka shënuar golin e parë për Liteksin. Themi golin e parë sepse në minutën e 87-të, Kostandinov do të shënonte edhe golin e dytë dhe në këtë mënyrë krejt ndeshja do mbyllej me rezultatin 2-0 për skuadrën e Vajushit. Me fitoren e djeshme, Liteksi është ngjitur në kuotën e 26 pikëve dhe ka kaluar në vendin e katërt në renditje. Në këtë mënyrë, kjo skuadër po rikuperon gradualisht pikët e lëna në fillim të kampionatit dhe po i ngjit shkallët një e nga një. Një kontribut të madh po jep për këtë skuadër edhe Armando Vajushi i cili ndonëse luan si mesfushor krahu, ka arritur të shënojë plot 5 gola deri tani në kampionat dhe jo më kot ka marrë edhe vlerësimet maksimale nga ana e trajnerit Hristi Stoiçkovm, një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Bullgaria. Dhë një vlerësim i Stojçkovit, dikur fitues i “Topit të Artë”, është më shumë se inkurajim.