Armando Sadiku te Levante, të shtunën kundër Kristiano Ronaldos

654
Dje pasdite, faqja zyrtare e Levantes ka postuar disa video dhe foto nga dita e parë e stërvitjes së Armando Sadikut me skuadrën. Në njërën prej tyre, duket kur Sadiku shënon edhe golin e parë me fanellën e Levantes, edhe pse vetëm në stërvitje. Ekipi i Levantes luan në La Liga spanjolle, dhe për momentin renditet në vendin e 16-të, ndërsa Sadiku bën hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në një nga kampionatet më të mirë në Evropë. Ndeshja e parë e Armando Sadikut me fanellën e e Levantes do të jetë ndaj Realit të Madridit, ditën e shtunë në orën 20:45. Sulmuesi elbasanlli ka deklaruar se është i lumtur në këtë skuadër, ndërsa klubi e uroi në gjuhën shqipe mirëseardhjen e tij. Kontrata e Sadikut me Lavenaten, do të jetë deri në vitin 2020.
Sigal