Armando Sadiku drejt Turqisë, sulmuesi kërkohet nga Trabzonspor

438
Sigal

Nga Spanja në Zvicër, për t’u khyer sërish në Spanjë dhe më pas në Turqi. Për Armando Sadikun projektohet në verë e nxehtë sa I përket merkatos dhe të ardhmes në karrierën e tij. Sulmuesi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano dhe do të kthehet te Levante, që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Img 8221 1

Por qëndrimi i tij në La Liga është I pamundur, pasi klubi spanjoll nuk ka në planet e tij futbollistin e kombëtares së Shqipërisë. Për këtë arsye, Sadiku duhet të mendojë për një tjetër sistemim, diçka që nuk do të jetë e vështirë. Mediat turke bëjnë të ditur se sulmuesi kuqezi ka hyrë në listën e blerjeve të Trabzonspor.

Lugano Vaduz

Klubi i njohur i Superligës së Turqisë interesohet për 28-vjeçarin dhe duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale gjatë kësaj jave do të nisë zyrtarisht tratativat për të marrë shërbimet e tij. Kampionati turk do të ishte një zgjidhje e mirë për Armando Sadikun, pas një sezoni aspak pozitiv. Pas dëmtimit të rëndë që “minoi” aventurën e tij në La Liga edhe huazimi te Lugano nuk ishte siç kishte ëndërruar.