Armando Duka: Ky është ndryshimi mes Panuçit dhe De Biazit. Ja kur do ta kemi gati “Arenën Kombëtare”

513
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel ndër të tjera është pyetur edhe për ndryshimin sipas tij mes trajnerit aktual të kombëtares Cristian Panucci dhe ish-trajnerit  De Biazi.

Duka tha se përveç emrit të ndryshëm, De Biazi është më diplomat, ndërsa Panucci më i drejtpërdrejtë.

“Njëri e ka emrin Xhani, tjetri Kristian…i pari është më diplomat, i dyti më i drejtpërdrejtë”, tha Duka.

Ndërkohë i pyetur se kur do të jetë gati “Arena Kombëtare”, kreu i FSHF-së deklaroi: “ Në 2019-n, objektivi është në mars”.