Armando Cungu: Vllaznia në alarm, situata nuk është e mirë

592
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” trajneri i Vllaznisë, analizon situatën në këtë perudhë përgatitore për sezonin e ri
Në tregun mediatik po flitet për një prag skandali te Vllaznia, cila është situata aktuale sipas jush?
Realisht, situata te skuadra e Vllaznisë nuk është e mirë, madje konstatoj se ne jemi i vetmi ekip i Kategorisë Superiore që nuk kemi mundësinë që të zhvillojmë një fazë përgatitore të rregullt. Ka problemem financiare me bashkinë, të cilat po e mbajnë këtë situatë kaq të rënduar, dhe rëndesa kryesore jemi ne, janë lojtarët, por edhe ata dashamirës që presin nga Vllaznia futbollin e saj.

Duke qenë vazhdë edhe nga sezoni i kaluar, kemi të bëjmë me menaxhim të dobët të skuadrës nga Bashkia Shodër?
Ka patur probleme financiare edhe para apo gjatë sezonit të kaluar, por nuk kanë qenë këto probleme me Kompaninë “Gea Sport”. Kësisoj, nga Bashkia e Shkodrës që e administron klibin e e futbollit Vllaznia, ka një mbështetje jo në nivelet e duhura për skuadrën e futbollit, përderi sa kemi vonesa pagash, e të tjera probleme që lidhen me financat.

Apeli juaj ka muaj që po bëhet publik, sa ju kanë dëgjuar veshët në bashkinë e qytetit?
Unë nuk e di se sa më dëgjojnë, por si profesionist bëj detyrën time, që ekipi të ndërtohet për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Sot është alarm i madh, sepse kjo situatë që ka Vllaznia sot, nuk i shërben aspak futbollit aktual, por nuk është as respekt për historinë e futbollit shkodran.

Me gjithë këtë situatë, ju vazhdoni të drejtoni Vllazninë, si po shkojnë përgatitjet në këtë periudhë?
Ekipi është i pakompletuar, ndërsa edhe stërvitshmëria nuk ka qenë e plotë, më shumë e dobët. Kur nuk ke kushte të mira, së pari psikologjike, e më pas financiare që ta motivosh futbollistin për lojë të mira, atëhere nuk mund të marrësh më të mirën nga grupi aktual. 

Është përfolur për një fazë përgatitore në Beranja të Malit të Zi, tashmë ajo mbetet vetëm një projekt pezull?
Pezull prej kohësh, ende nuk kam një përgjigje nga Bashkia. Ja u përmenda më sipër situatën financare të Vllaznisë, e në këto kushte, nuk bëhet fjalë fare që të kryejmë fazën përgatitore në Malin e Zi. Madje, pronarët e hoteleve na kanë dhënë mundësinë që të shkojmë aty dhe shlyerja të bëhet më pas, por as këtë Bashkia nuk e ka marrë në konsideratë.

Gjithsesi, çfarë përgatitje jeni duke zhvilluar në këtë periudhë me skuadrën e Vllaznisë?
Ne po kërkojmë që skuadra të përgatitet jashtë, sepse kjo i vlen shumë nivelit, duke patur parasysh që jemi pjesë e elitës në futbollin shqiptar. Nga dita në ditë, pres zgjidhjen e situatës nga Bashkia, unë po bëj të pamundurën që Vllaznia të organizohet normalisht, edhe me lojtarë që ti vlejnë për sezonin e ri.

Në konceptin tuaj nga kjo situatë, çfarë ide ka bashkia për futbollin e Vllaznisë?
Na thonë që preokupimi është maksimal, por unë dua që skuadra të stërvitet. Klubi nuk duhet të merret me you tube për të gjietur lojtarët, por të shohë realisht këtë situatë që po e le skuadrën pa stërvitje.

Nisur nga përshkrimi i situatës nga ana juaj, gjyqi që keni me “Gea Sport” për 76 mijë euro, duket se po ju frenon që të nisni një përgatitje normale stërvitore?
Ja u përmenda më sipër, e ndoshta për këtë shkak, ne si klub jemi shumë vonë në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Kjo situatë ka sjellë mangësi në organizimin e kompletimin e skuadrës.Organizimi i vonë të çon në tregun e huaj, por edhe aty nuk mund të gjesh lojtarë cilësorë, për arsyet financiare që kemi.

Vllaznia ka patur largime, por po bën edhe afrime, mos jeni duke e sfiduar situatën sa më sipër?
Unë po mundohem të bëj gjithçka që futbolli në qytetin tonë të mos marrë tatëpjetën. Lëvizjet tona në merkato janë me pikatore, sepse janë faruar dy futbollistë shkodranë shumë të mirë, Hasani, Lika e Bardulla, por për situatën që kemi, na u largua kapiteni Shtubina. Ne po e sfidojmë realisht situatën financiare, por edhe kjo sfidë e ka një fund. Gjithsesi, Atsina dhe Orelesi, janë blerjet e duhura në ditët e fundit të kësaj merkto.

Keni zhvilluar edhe disa teste me ndeshje miqësore, cili është mendimi për elementët aktualë që ka Vllaznia sot?
Nuk mund të them se kemi zhvilluar teste të mirrëfillta, sepse ato bëhen ku luan me kundërshtarë të niveleve më të larta. Në ekip kemi futbollistë të mirë, por ka edhe nga ata që nuk ngrohin, ndaj edhe përkushtimi i tyre nuk mund të sjellë maksimalen për situatën financiare që kemi. Edhe miqësoren që luajtëm të mërkurën me Kastriotin, për këto arsye u zhvillua në Shkodër.

E fundit ishte miqësorja me Kastriotin, cili është mendimi juaj për lojën e skuadrës së Vllaznisë?
Jam i kënaqur me impenjimin e lojtarëve në fushë, por kemi ende shumë për të bërë. Kjo miqësore nuk është tregues për vlerat e vërteta të skuadrës. Nga kjo ndeshje pashë që ganezi Atsina do të firmosë për Vllazninë. 

Nga sot (dje) janë plotë 30 ditë deri në fillimin e Kampionatit, çfarë programi keni në plan që të zbatoni në këtë periudhë?
Programi ynë ka kohë që është bërë publik, edhe për Bashkinë, por është në dorën e saj që këtë program ta përkrahë në mundësitë e saj, që realisht janë. Unë jam munduar të bëj gjithçka, dhe do të vazhdoj të bëj për hatër të Vllaznisë. Se ku do të arrij, nuk e di. Gjithsesi, do vazhdoj.
4 afrime
Te skuadra e Vllaznisë janë afruar 5 futbollistë cilësorë: Hasani, Lika, Bardulla, Atsina dhe Orelesi.
1 largim
Gjatë verës, nga Vllaznia, zyrtarisht janë larguar kapiteni Shtubina, si edhe 12 futbollistë të tjerë.
Sigal