Armand Duka: Ta përkrahin Panuçin në këto ndeshje

575
Nga Agron KAJA
DEKLARATA/ Nga Skënderbeu te Strumica, Presidenti i FSHF-së “zbulon” disa detaje të situatës në Top-Channel
Çfarë po bëhet për sa i përket titullit kampion të sezonit 2015-2016, që iu hoq Skënderbeut dhe nuk iu dha Partizanit?
Presim vendimin e CAS-it, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, apo do të ketë ndonjë vendim më të thelluar për Skënderbeun. Pas këtij vendimi dhe arsyetimit të tij, më pas do të jenë komisionet e Federatës që vendosin se çfarë do të bëhet me titullin e atij kampionati.

Ringritja e madhe e Skënderbeut në Evropë, mos i ka bërë korçarët nga skuadra që njollosi futbollin tonë, në atë të krenarisë së futbollit shqiptar?
Skënderbeu është bërë si si Italia pas Calciopolit, që u shpall Kampione Bote. Ai po korr suksese të mëdha në Evropë dhe të enjten ka një ndeshje shumë të vështirë kundër Dinamos së Zagrebit. Nuk kanë bërë as 50% të punës me rezultatin 1-1 në takimin e parë, ndaj i mbetet edhe rreth 70% e punës për ta bërë në Elbasan. Nëse do t’ia dalin, do të na bëjnë të lumtur.

Në fundin e muajit gusht, trajneri i ri i Kombëtares nis aventurën në stolin kuqezi, çfarë sugjeroni në këtë moment?
E rëndësishme është që ne ta mbështesim dhe ta ndihmojmë, sepse ai është i ri në këtë ambient, në këtë skuadër, pavarësisht se ka shumë eksperiencë në botën e futbollit. E gjithë skuadra duhet ta mbështesë maksimalisht për të arritur objektivin. Na duhen 6 pikë në këto dy ndeshje për Shqipërinë, jo për Panuçin.

Ndeshja me Maqedoninë duket edhe më problematikja, jo vetëm në aspektin sportiv?
Spostimi i ndeshjes në Strumicë nga pala maqedonase, nuk besoj se ka qenë ndonjë tendencë negative kundër nesh. Por, paaftësi e tyre për të organizuar dhe siguruar një ndeshje në një stadium të madh, siç është ai i Shkupit. Vendimin për spostimin e ndeshjes ne duhet ta lexojmë më tepër si me efekt superioriteti, dhe jo inferioriteti. Kjo duhet të na çojë drejt fitores.

Pas një muaji, UEFA do të shpallë edhe stadiumin fitues të ndeshjes së Superkupës të Evropës për vitin 2019, sa shanse ka Shqipëria?
Për të qenë objektiv, nga 9 kandidatë mundësitë e Shqipërisë janë diku te 11.5% për të fituar, sepse janë të gjithë të barabartë për të fituar. Nuk mund të themi se ne jemi absolutisht më pretendentë sesa Franca apo Turqia, apo ndonjë shtet tjetër, gjithsesi jemi konkurrentë për të zhvilluar këtë finale.
Sigal