Armand Duka: Nuk jam president i madh, por jam pjesë e një ekipi fitues

137
Në intervistën e djeshme në News24 me gazetaren Enkeleida Zeko, Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për platormën e tij në rikandidimin për mandatin e 5-të në krye të institucionit të futbollit shqiptar. Nga fillimi e deri në fundin e bisedës, u dallua qytetaria e Dukës në raport me rivalin, njëherësh edhe renditja e arritjeve, apo edhe atyre që nuk janë bërë mirë, mbeten sipas tij pjesë e punës për mandatin tjetër. “Asambleja është detyrim që të zhvillohet brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018, për të mos cenuar afatet statuore. Në 16 vite në krye të FSHF-së, kemi arritur pjesën më të madhe të suksesit, ku e veçantë është shkuarja e futbollit shqiptar në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Unë jam krenar që shkuam bashkë në Evropian, duke e ndjerë veten pjesë të ekipit. Kam qenë pjesë e ekipit fitues. Çdo futbollist luan deri sa ta lënë gjunjët. Nuk e ndjej këtë gjë. Kemi energji për të bërë goxha gjëra. Kemi projekte të reja”, theksoi mes të tjera Armand Duka, i cili më pas iu referua edhe treguesve të tjerë në punën e kryer nga FSHF-ja në të katër mandatet e kaluara. “Kur unë mora drejtimin e FSHF-së në vitin 2002, kishte një realitet inekzistent dhe i vetmi investim ishte ndriçimi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Ndërsa sot, investimet nga FSHF-ja janë deri në 12 milionë euro në periudhën 2002-2014, dhe nga të gjitha këto investime, futbolli ka përfituar shumë, veçanërisht, në infrastrukturë. Kam kandiduar katër herë, dhe në asnjërin prej tyre nuk kam pasur konflikte me rivalët, ndaj pas 16 viteve unë nuk mendoj të diskutojmë si një fushatë elektorale, por diskutojmë me komunitetin për alternativat e së ardhmes në këtë sport”. Ndoshta duhet përmendur edhe kritika e Dukës për Qeverinë shqiptare, që sipas tij, duhet të rikthejë më shumë sytë nga sporti. “Për një lobim të politikës, paguhen miliona euro, ndërsa për sportin, qeveritë nuk kanë pasur shumë interes. Nuk është vetëm Ligji për Sportin gjithçka, por t’i kthesh sytë nga sporti sot, është një detyrim jetik ndaj të gjithë shqiptarëve. Në këto vite e ndjej se këtu ka vend për të përmirësuar. Duka ka përfituar nga kjo detyrë emocione, miq, kritika e punë, por nga ana financiare asgjë. Madje do të thoja se u jam larguar bizneseve të mia, sepse i jam përkushtuar më shumë detyrës si President i FSHF-së, aq sa tani më identifikojnë më shumë në këtë detyrë, se sa si biznesmen”. Gjithsesi, duke iu referuar bisedës së djeshme të Armand Dukës në News24, qartazi dallohej kultura dhe profesionalizmi i tij, kundrejt rivalit Bashkim Fino, i cili edhe dje nuk qëndroi pa thënë togfjalëshat e akuzave ndaj Dukës e FSHF-së, ku mbi të gjitha i quan mashtrime ato çka janë deklaruar si përgjigje ndaj akuzave të tij për shoqatat e futbollit. Duke i krahasuar në të gjithë këndvështrimet: Etik, profesional dhe serioz, nga dje mund të thuhet se Duka e firmosi mandatin e tij të 5-të si President i FSHF-së. Ndërsa komuniteti i futbollit, të mërkurën e 7 shkurtit ka në tavolinën e tij, alternativat me të prekshme për një vazhdimësi të orientuar nga progresi. 
Katërvjeçari i fundit ka qenë i artë për futbollin tonë, por tjetri, pasardhësi mendoj se do të jetë edhe më i mirë. Si lajmi më i “vogël” do të ishte se, është menduar që të gjitha stadiumet e Kategorisë Superiore do të jenë me ndriccim, ndërsa infrastrukturën do ta nxjerrim nga defiçitet e kualitetit të saj