Armand Duka: Me Spanjën dhe Italinë, nuk i mendojmë humbjet

661
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Para dy ndeshjeve të Kombëtares për “Botërori Rusi 2018”, flet për “Telegraf” Presidenti i FSHF-së, ndjehet optimist për rezultate pozitive në të dyja ndeshjet
Në bisedën e djeshme telefonike për gazetën “Telegraf”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, konfirmoi edhe një herë se, skuadra jonë Kombëtare do të bëjë maksimumin në dy ndeshjet me Spanjën dhe Italinë. “Nuk e pranojmë humbjen me Italinë dhe Spanjën. Them se do të arrijmë diçka në këto dy ndeshje, dhe unë mendoj se në të dyja ka mundësi për një rezultat pozitiv nga skuadra jonë Kombëtare. Ne nuk duhet të mendojmë humbjet, edhe pse këto janë skuadra që kanë dalë edhe Kampione Bote”, kështu deklaroi mes të tjerave njëshi i futbollit shqiptar, një ditë para sfidës së sotme me Spanjën.
Më shumë se sa ekipi, si ndjehet Presidenti i FSHF-së, në këtë situatë para ndeshjeve me dy skuadra të mëdha?
Më shumë se sa ndjehet presidenti, rëndësi ka që skuadra është e gatshme që ti përballojë me sukses këto dy sfida të mëdha. Janë dy ekipe shumë të forta, dy kampionë bote, ndërkohë që ne sot kemi një ekip që duhet të pranojmë humbjet kundër tyre. Në këtë këndvështrim, ndjehem normal së bashku me skuadrën e stafin.

Çfarë synon Kombëtarja jonë në dy sfidat, me Spanjën dhe me Italinë?
Në këto dy ndeshje ne do të bëjmë maksimumin. Duhet të bëjmë gjithçka mirë edhe pse fatkeqësisht kemi shumë mungesa, sepse ndaj kundërshtarëve të tillë kampionë bote, minimalisht duhet të kesh 30 lojtarë. Gjithsesi, besoj se ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën, shpresoj që të arrijmë diçka.

Kush është “diçka”-ja që ju mendoni se do të arrini në këto dy ndeshje?
Kur them se do të arrijmë diçka në këto dy ndeshje, unë mendoj se në të dyja ka mundësi për një rezultat pozitiv nga skuadra jonë Kombëtare. Ne nuk duhet të mendojmë humbjet, edhe pse këto janë skuadra që kanë dalë edhe Kampione Bote. Spanja është një nga skuadrat më të mira në botë që ka kualitet pavarësisht problemeve të brendshme. 

Me këtë synim që ju po deklaroni, mendoni se skuadra do të jetë nën presion?
Lojtarët tanë nuk ka pse të jenë nën presion, sepse ata i kanë këto mundësi. Në grup është thuajse është gjithçka e vendosur, sepse këto janë ndeshje që do të tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe duhet të promovojmë futbollin shqiptar.

Për ndeshjen në Spanjë,mendoni se do të ndikojë në favorin tonë situata në Katalonjë?
Nuk besoj se do të ndodhë ndonjë situatë dramatike, dhe të mos harrojmë se në Kombëtaren e Spanjës luajnë futbollistë të mëdhenj, të cilët dinë të kalojnë situata më të vështira. Megjithatë, le t’i shfrytëzojmë konfliktet e tyre të brendshme në këto momente, ndërsa më tej pastaj ata mund t’i zgjidhin këto çështje pas ndeshjes tonë.

Nisur nga këndvështrimi juaj, si e mendoni renditjen e Kombëtares sonë më 9 tetor?
Data 9 tetor, në ndeshjen me Italinë, do të mbyllë këto kualifikuese për “Botërori 2018”, dhe ne nuk besoj se do të kemi renditje më të dobët se vendi i tretë që ndodhemi aktualisht. Kur ju deklaroj se nuk i mendojmë humbjet në këtë dy ndeshje, renditja jonë mbetet e kuptueshme.

Çfarë mendoni se ka arritur Shqipëria në këto ndeshje kualifikuese të “Botërori 2018”?
Nga ky kompeticion mendoj se ne kemi marrë atë që të paktën e kishim llogaritur në fillim, dhe objektivi mund të konsiderohet i arritur. Ndoshta për të gjithë në Kombëtare, edhe për mua, një peng mbetet vetëm humbja me Izraelin në “Elbasan Arena”. Por, kemi edhe këto dy ndeshje ku mund të kërkojmë më tepër, dhe nuk mund të dorëzohemi ende pa u mbyllur aktiviteti.

Keni deklaruar në media se De Biazi u ka dërguar një SMS për këto dy ndeshje, çfarë ju ka shkruajtur?
Po, para dy apo tre ditësh, De Biazi më ka dërguar një mesazh ku më tha se, ai shpresonj të fitojmë me Spanjën, që të bëhemi heronj të Italisë. Ndërsa unë i thashë që, të fitojmë me Spanjën, por edhe me Italinë. 
Nuk e pranojmë humbjen me Italinë dhe Spanjën. Them se do të arrijmë diçka në këto dy ndeshje, dhe unë mendoj se në të dyja ka mundësi për një rezultat pozitiv nga skuadra jonë Kombëtare. Ne nuk duhet të mendojmë humbjet, edhe pse këto janë skuadra që kanë dalë edhe Kampione Bote
BILANCI ME SPANJËN
Ndeshjet e zhvilluara
Kualifikueset Euro 1988
Datë 3 dhjetor 1986
Shqipëri-Spanjë 1-2
Datë 18 nëntor 1987
Spanjë-Shqipëri 5-0
Kualifikueset Euro 1992
Datë 19 dhjetor 1990
Spanjë-Shqipëri 9-0
Kualifikueset Botërori 1994
Datë 22 prill 1992
Spanjë-Shqipëri 3-0
Datë 22 shtator 1993
Shqipëri-Spanjë 1-5
Kualifikueset Euro 2018
Datë 9 tetor 2016 
Shqipëri-Spanjë 0-2

BILANCI/ Nd 6, F 0, B 0, H 6, G 26:2

Kupa e Botës “Rusi 2018” 
Grupi G
Sot/ Datë 6 tetor 2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Stadiumi “Hoze Riko Perez”
Itali-Maqedoni 20:45
Litehshtein-Izrael 20:45 
RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1.Spanjë 8 22
2.Itali 8 19
3.Shqipëri 8 13
4.Izrael 8 9
5.Maqedoni 8 7
6.Litehshtein 8 0
Ndeshjet e fundit
Të hënën, 9 tetor 2017
Shqipëri-Itali 20:45
Maqedoni-Litehshtein 20:45
Izrael-Spanjë 20:45
Sigal