Arlind Ajeti edhe Benevento në gjurmët e mbrojtësit

502
Arlind Ajeti mbetet në udhëkryq pasi trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic nuk e ka grumbulluar për fazën përgatitore, por ofertat për mbrojtësin shqiptar nuk mungojnë. Edhe pse lojtari kuqezi nuk do të luajë për skuadrën torineze sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi ai mund të vazhdojë karrierën në Serie A. Pas debutuesve të SPAL, interes për të ka shfaqur orët e fundit edhe Benevento.

Skuadra nga Campagnia që po zhvillon një merkato agresive duke synuar të forcojë sa më shumë organikën për të siguruar lehtësisht qëndrimin mes më të mirëve. Pas zyrtarizimit të mesfushorit të Lazios, Cataldi, Benevento ka hedhur sytë nga Ajeti për të forcuar sa më shumë repartin e tërhequr. Kontaktet mes klubit dhe Torinos kanë nisur, ndërsa 23-vjeçari nuk është kundër hipotezës së transferimit te skuadra debutuese. Gjatë sezonit të shkuar, Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me fanellën e Torinos ku shënoi edhe një gol ndërsa gjatë ditëve të fundit është folur edhe për një interesim të Freiburgut ku aktivizohet edhe Abrashi por nuk dihet ende vendimi përfundimtar i lojtarit dhe klubit torinez.
Sigal