Arjeta Krasniqi, futbollistja seksi e Kombëtares

967
Sigal

Kosovarja 23-vjeçare studion për stomatologji dhe merret me modeling

Arjeta Krasniqi, lojtarja e Kombëtares shqiptare, largohet nga nga skuadra gjermane Tus St. Hubert. 23-vjeçarja do të angazhohet me SV Schaephuysen. Portali gjerman, “Fupa.net”, i ka kushtuar një artikull Arejetës, e konsideruar si një prej futbollistëve më seksi në Gjermani. Për hir të së vërtetës, Krasniqi tani ndodhet jashtë botës së madhe të futbollit, pra atij elitar që ka prekur kosovarja tjetër, Fatmire Barjamaj, kampione e botës dhe Europës me Kombëtaren gjermane. Deri në moshën 20 vjeç, Arjet Kransniqi kishte mundur të luante në Bundesligën 2 me FCR Duisburg II. Futbollistja kosovare, e cila ka studiuar për stomotalogji, është marrë dhe me modeling, ndërkohë që ajo luante futboll me Neukirchen-Vluyn dhe TuS St. Hubert. Por, në nëntor të vitit 2011, një telefonatë i ndryshoi gjithçka. Një i njohur i babait të saj, Ramizit, i cili punonte si skout për Federatën Shqiptare të Futbollit, i tha se atdheu kishte nevojë për talentin e saj. Dhe telefonata nga Federata Shqiptare erdhi një ditë. Lojtarja me rrënjë shqiptar kërkohej nga ekipi Kombëtar i porsakrijuar. Gjatë merkatos dimërore ajo u transferua te Shaephuesen. Trajner i saj, Andreas Veinand: “Ajo është shumë kureshtare për të mësuar dhe tepër e disiplinuar”. Ajo është një nga lojtaret me eksperiencë, për më tepër që në 59 ndeshje ka shënuar jo pak, por 101 gola.

Gjithsesi, Arjeta e di se ka shumë për të mësuar në lidhje me taktikën dhe dyluftimet. Por, ajo e njeh mjaft mirë veten. Bukuroshja e Kombëtares sonë foli edhe për futbollin në vendin tonë. “Në Shqipëri, futbolli i fermave është në zhvillim e sipër, nuk mund të krahasohet me atë të Gjermanisë”, – pohoi ajo për mediat gjermane. Në nëntor 2011 ajo veshi fanellën e me Kombëtaren shqitpar, e që ishte njëherësh ndeshja e dytë ndërkombëtare ne historinë e futbollit të femrave për Federatën Shqiptare. “Ishte mjaft emocionuese, kur papritur t’i luan për vendin tend”, – kujton ajo debutimin e saj në fitoren 4-1 kundër Maqedonisë. Pas tri paraqitjeve në miqësore, ajo shpreson që të krijojë diçka në turnetë ndërkombëtarë. Ndoshta, sërish mund t’i hapen dyert e mëdha të futbollit.

 Nishani “bekon” shtangën kuqezi

 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritir dje delegacionin kuqezi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në Tiranë. Duke i dorëzuar flamurin kombëtar peshëngritësit Briken Calja, Presidenti Nishani i ka uruar ekipit shqiptar suksese, duke shprehur bindjen se ky Evropian do të jetë një sukses përsa i përket organizimit të tij, për herë të parë në histori, në vendin tonë. Garat nisin të hënën. “Jam i bindur, që secili prej jush është i motivuar nga emrat e mëdhenj të peshëngritjes sonë, të cilët në tërë historinë e sportit tonë kanë qenë në piedestalin e rezultateve, por dhe të emrit të sportit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë”, – theksoi Presidenti i Republikës.

Ceremoninë e përshëndeti edhe Presidenti i Federatës Kombëtare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili e falënderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen e veçantë që i jep sportit dhe e garantoi për realizimin e një kampionati model, ku sportistët tanë dhe Shqipëria të përfaqësohet me medalje. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti; Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Gudar Beqiraj, drejtues të Federatës Kombëtare të Peshëngritjes dhe sportistët e Ekipit Kombëtar të Peshëngritjes. Do të jenë 12 sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në kryeqytetin e vendit tonë, në Tiranë, nga data 5, deri më 15 prill 2013.

Sportistët:

Femra:

1. Romela Begaj      58 kg

2. Fetije Kasaj      58 kg

Meshkuj:

1. Anxhelo Shabani   56 kg

2. Arbër Çerçizi     56 kg

3. Romario Avdiraj   62 kg

4. Briken Calja      69 kg

5. Daniel Godelli    69 kg

6. Krenar Shoraj           77 kg

7. Xhulio Prroni           85 kg

8. Endri Haxhihyseni 85 kg

9. Ervis Tabaku      94 kg

10.Isa Bala          +105 kg