Argjentinë: Lionel Messi synon trofe edhe me ekipin përfaqësues

458
Lionel Messi gjatë karrierës së tij ka fituar të gjitha trofetë e mundshme me Barcelonën.
Vetëm në sezonin e fundit, argjentinasi fitoi tre trofe: Kampionatin, Kupen e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve.
Por, ylli i Barcelonës tani dëshiron të fitoje trofe edhe me përfaqësuesen e Argjentinës, qe do te luaje në finalen e Kupës së Amerikës me Kilin me 4 korrik.
“Ne kemi përmbushur objektivin e parë për të qenë në finale dhe jemi shumë të kenaqur që mund të jemi kampionë”, u shpreh tha Messi pas fitores ndaj Paraguait me rezultat 6-1.
“Triumfi në Kupen e Amerikes do të rrumbullakose diçka spektakolare. Unë me të vërtetë dua të fitoj trofe edhe me ekipin perfaqesues”, ka theksuar Messi.
Sigal