Argjentinë-Kroaci 0-3/ Messi me dorën te koka gjatë himnit. Çfarë kishte futbollisti?!

541
Sigal

Videoja e Messit me dorën në kokë po bën xhiron e botës. Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në ndeshjen kundër Kroacisë, ylli argjentinas filmohet ndërkohë që prek kokën ndërkohë që shokët e tij kapen dorë për dore.

“Shqetësim apo përqëndrim?!- shkruan faqja online El Clarin e cila ka publikuar videon. Dhe menjëherë pas kësaj nisën spekulimet se çfarë mund të kishte Messi.

Disa shkruanin se futbollisti nuk ndihej mirë fizikisht ndërsa disa të tjerë se ai ishte shumë i stresuar. Ditën e djeshme Argjentina u mund 3-0 nga Kroacia.