Argjentina pret biletën për në çerekfinalet e Kupës së Amerikës

441
Sigal

Argjentina dhe Katari zhvilluan mes tyre në “Arena do Gremio” ndeshjen e fundit të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Të dy ekipeve u duhej patjetër fitorja, për t’u kualifikuar dhe Argjentina nuk zhgënjeu, por arriti të mposhtë kundërshtarin me rezultatin e pastër 2-0, duke prerë biletën për në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 të skuadrës së Lionel Messit, me golin e shënuar në minutën e 4-t nga Lautaro Martinez.

Në fraksionin e dytë, Argjentina realizon golin e sigurisë, ku Sergio Aguero në të 82’ pas një aksioni individual e dërgon topin në rrjetë.

Me këtë fitore Argjentina renditjet e dyta në grup pas Kolumbisë dhe në turin çerekfinale do të përballet me Venezuelën.