Argjentina në dyshim kualifikimi, Mesi zhgënjen ndaj Perusë

564
Në mesnatën e djeshme, u luajtën edhe tre ndeshje eliminatore të “Botërori 2018” për zonën e Amerikës së Jugut. Brazili i vendit të parë e ka siguruar kualifikimin, ndërkohë që gjashtë skuadra të tjera luftojnë për tre vendet e tjera kualifikuese. Këtu ndodhet edhe skuadra e Argjentinës, e cila në mesnatën e djeshme e ka mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen me Perunë, e cila është rivale për një vend kualifikues në Botëror. Pas ndeshjes, Lionel Mesi është parë në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi ai nuk arriti dot të gjente rrjetën në këtë ndeshje, ndryshe nga ç’ndodh me Barçën. Këtu ai dështoi të shënonte, dhe momenti që po bën xhiron e botës, është pikërisht një gjuajtje katastrofe e tij, e cila po shpërndahet nga rrjetet sociale.
Sigal