Argjentina i mbyll në avantazh 45 minutat e para, Kroacia pa gola me Islandën

511
Sigal

Argjentina e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Nigerisë. “Albicelestët” e nisën ndeshjen në sulm, por kishin shumë vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në minutën e 14-të, amerikano-latinët shënuan golin e avantazhit, me Lionel Messin. “Pleshti” merr një pasim shumë të bukur nga Banega, e kontrollon mjaft mirë në zonë, dhe me një goditje të kalibruarme të djathtën, mposhti portierin Uzoho.

Skuadra e Sampaolit fiton besim, dhe në minutën e 27-të humbasin një tjetër mundësi të mirë me Higuain, i cili nuk arrin që të shënojë përballë portierit. Në minutën e 32-të, Lionel Messi u ndal nga portieri Uzoho, i cili u ndihmua edhe nga shtylla për të ndalur goditjen e dënimit të argjentinasi.

Në ndeshjen tjetër Kroacia e ka mbyllur pa gola pjesën e parë ndaj Islandës.