Sigal

Boca Juniors është “la mitad mamas uno” (gjysma plus një, që nënkuptohet nga tifozët…), RiverPlate është “el mas grande” dhe nuk ka nevojë për përkthim. Boca-River, superklasikja.

Ndeshja që sipas anglezëve (asnjëherë shumë miq të argjentinasve…) të të përditshmes The Observer është i pari ndër 50 eventet sportive që një i apasionuar nuk duhet të humbasë para se të vdesë. E kjo, pa i bërë llogaritë se derbi i dyfishtë në 10 e 24 nëntor dorëzon Copa Libertadores, Champions League të Amerikës së Jugut.

Romancat e jashtëzakonshme të Buenos Aires nuk janë kurrë ndeshje banale dhe në histori quhen “Xeneizes” kundër “Millonarios”. Në fakt, Xeneizes thirren për “gjenovezë” në nderim të ortakëve themelues, në 1905, të Boca. Ndërsa Millonarios për “milionerë”, thirren drejtuesit e pasur të River, të pagëzuar nga e përditshmja Cronica, sepse në vitet 30 shpenzuan 35mijë pesos (rekord në atë epokë) për të blerë nga Tigre sulmuesin Bernabè Ferreyra.

Kjo është ajo cfarë do të shijohet sonte në mbrëmje në orën 21.00 në 90 minutat e para të Superklasikës së Argjentinës, që do të luhet në fushën e Boca Juniors.