Ardian Take: Sfida do të jetë e vështirë, por ne luajmë vetëm për fitore

131
Nga Agron KAJA
UEFA EVROPA LIGË/ Luhen sot ndeshjet e dyta në grupe, ja si e vlerëson Presidenti i Skënderbeut ndeshjen me Jang Bojs
Duket se Skënderbeu e ka agjendën e ngjeshur këtë javë, me shumë ndeshje?
Jo, për ne nuk mund të quhet agjendë e ngjeshur ajo që është përcaktuar më parë. Është një javë në ritmikën e kalendarëve respektivë, dhe për përballimin e tyre ne kemi skuadër të kompletuar. Në tetë ditë luhen tre ndeshje, për ne kjo është një ngarkesë normale.

Nga Kategoria Superiore, te Evropa Ligë, e në fundjavë përsëri kampionat, është i aftë Skënderbeu të përballojë tre ndeshje të forta si këto?
Nëse mund ti marr të gjitha këto ndeshje me radhë, së pari kemi fituar një sfidë të vështirë me Partizanin në fundjavën e shkuar, luajmë nesër (sot) në Evropa Ligë me zviceranët e Jang Bojs, edhe këtu për të fituar. Pas kësaj ndeshjeje fillojmë përgatitjet për sfidën e javës së katërt të Superiores, të hënën me Kukësin.

Ndërkohë që nesër (sot), në UEFA Evropa Ligë do të luani takimin e dytë në grup me zviceranët e Jang Bojs, çfarë synon Skënderbeu në këtë sfidë?
Ne do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar, ky është synimi ynë final, pa menduar asnjë rezultat tjetër. Natyrisht që kemi kundërshtar të fortë, por kjo është një ndeshje, në të cilën synimi për fitore mbetet alternativa e vetme.

Në objektivin tuaj për ta fituar këtë ndeshje, ndikoheni nga situata e mungesave që do të ketë skuadra zvicerane?
Absolutisht jo. Sikundër ne që kemi bërë kompletimet tona me lojtarë në çdo repart, edhe Jang Bojs duhet të ketë alternativa, përpos mungesave të titullarëve. Këtë ne nuk e shohim aspak si një faktor që do të na mundësojë fitoren nesër (sot).

Takimin e parë në këtë grup, Skënderbeu e humbi në Ukrainë me Dinamon e Kievit, Jang Bojs barazoni me Partizan të Beogradit, si e lexoni situatën e skuadrave?
Kundërshtari që ne u ndeshëm në takimin e parë, me atë që u ndesh Jang Bojs, ndryshojnë shumë, dhe nuk mund të them se barometër do të mbeten rezultatet që u arritën respektivisht në ato dy ndeshje. Dinamo Kiev duket si kundërshtari më i fortë i grupit, edhe pse ne na ka shpëtuar fitorja nga duart. 

Në këto ndeshje në grup, cili është synimi i Skënderbeut?
Për të qenë realistë, për ne vendi i dytë është normal, dhe i mundshëm për tu arritur. Në këtë synim, ne as nuk i kemi nënvleftësuar skuadrat e tjera, por as edhe nuk i mbivlerësojmë ato. Kuptohet që për këtë vend rivalë do të kemi Jang Bojs dhe Partizan, dhe nesër (sot) në “Elbasan Arena” do të marrë rrugë ky synim.

Në këtë synim, keni parasysh edhe situatën e tensionuar që Shqipëria ka me Serbinë, si e mendoni ndeshjen që do ta luani në Beograd në datën 2 nëntor 2017?
Ne mendojmë se më 2 nëntor, Skënderbeu do të shkojë normalisht në Beograd, dhe do të luajë atje për të marrë maksimalen. Nëse do të ketë ambient të tillë si thoni ju, për ne nuk do të ketë ndikim emocional. Por, ne nuk mendojmë se Partizani është një skuadër që e pret rezultatin nga të tilla mënyra.

Nëse mund t’ju marrim emocionin e fillimjavës së ardhshme, si e mendoni sfidën me Kukësin për Kampionat?
Nëse sot do tu thoja diçka për këtë ndeshje, besoj se do të ngatërroja aktualitetin me të ardhmen. Të dy janë në kohë dhe hapësirë të shkurtër mes tyre, por ka seicla sfidë kohën e vet për të thënë diçka më konkrete.
Për të qenë realistë, për ne vendi i dytë është normal, dhe i mundshëm për t’u arritur. Në këtë synim, ne as nuk i kemi nënvleftësuar skuadrat e tjera, por as edhe nuk i mbivlerësojmë ato. Kuptohet që për këtë vend rivalë do të kemi Jang Bojs dhe Partizan, dhe nesër (sot) në “Elbasan Arena” do të marrë rrugë ky synim
2 ndeshje
Për Skënderbeun dhe Jang Bojs, ky është i dyti që ata zhvillojnë në Grupin B, ndeshje kualifikuese në Evropa Ligë
GRUPI B
Ndeshjet, 28.09.2017 
Partizani-Dinamo K 21:05
Skënderbeu-Jang B 21:05 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 1 3
2.Partizan 1 1
3.Jong Bojs 1 1
4.Skënderbeu 1 0
Do të luhen
Datë 19 tetor 2017 
Dinamo K-Jang Bojs 21:05
Skënderbeu-Partizan 21:05
Datë 2 nëntor 2017 
Jang Bojs-Dinamo K 19:00
Partizan-Skwnderbeu 19:00
Datë 23 nwntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00