Ardian Takaj: Fitorja me Partizanin e Beogradit, hap historik për objektivin tonë

532
Nga Agron KAJA 
INTERVISTA/ Për sfidën e nesërme me Partizanin e Beogradit, flet për “Telegraf” Presidenti i skuadrës së Skënderbeut
Edhe pse keni qenë nën trysninë e ndeshjeve të Superiores, fokusi juaj ka qenë më shumë për ndeshjes e së enjtes me Partizan të Beogradit në UEFA Evropa Ligë, pse?
Sepse është e natyrshme, që pasi kaluam me sukses dy ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore, vëmendjen ta kemi te ndeshja e së enjtes me Partizan të Beogradit. Ky është objektivi ynë madhor më i afërt për momentin, ndaj edhe përqendrimi ynë ka qenë i tillë.

E shprehni këtë interes për anën sportive, apo edhe për arsye të tjera?
Duke qenë president i Skënderbeut, unë mundohem të jem realist me atmosferën që e rrethon skuadrën në ndeshjet e Evropa Ligë, natyrisht për atë jashtë fushe. Edhe pse për mua këto nuk janë arsye që të shfaqen në një ndeshje futbolli, dhe pasi kemi marrë parasysh çfarë do që mund të ndodhë, kemi marrë një vendim të përbashkët.

Këtu keni parasysh tifozerinë e Partizanit që ka shkaktuar trazira në stadiumet ku kanë qenë prezentë?
Po, dhe nisur nga ky realitet, edhe me miratimin e UEFA-s, së bashku me palën serbe kemi vendosur që në të dyja ndeshjet respektive, në Elbasan dhe në Beograd, të mos ketë tifozë serbë dhe shqiptarë. Kështu do të shmangen problematikat e nxehta të tifozerive, kryesisht nga ajo serbe, ndërkohë që shqiptarët nuk i kanë këto fobi.

Çfarë synoni të arrini në takimin e nesërm me Partizan të Beogradit?
Unë dua një lojë të madhe nga Skënderbeu, dhe nga kjo lojë edhe një fitore bindëse. Ekipi është gati që nga kjo sfidë të marrë maksimumin, synim ky që do na japë më shumë kurajë në vazhdimësi të ndeshjeve në grupin B.

Ju e mendoni si fitore që do tu ndihmojë më shumë për kualifikimin në grup?
Nëse do ta fitojmë ndeshjen të enjten me serbët e Partizan, i largohemi një kundërshtari si Jang Bojs, që luan në Kiev me Dinamon. Një fitore me Partizan të Beogradit, mendoj se do të ishte hap historik për objektivin tonë në këtë kompeticion të futbollit evropian.

E keni motivuar skuadrën me ndonjë premio për rezultatin që kërkoni?
Premiot ne i kemi premtuar që në startin e ndeshjeve në grup, ku çdo fitore shpërblehet me 100 mijë euro, dhe barazimi me 50 mijë euro. Por premio aty është, ne na duhet vetëm fitorja me Partizan të Beogradit të enjten në “Elbasan Arena”.

Rikthehemi tek tifozeria korçare, çfarë do ti kërkoni për nesër në stadium?
Në radhë të parë, të gjithë ata tifozë që do të jenë në stadium për ndeshjen me Partizan të Beogradit, duhet të mendojnë se kanë ardhur vetëm për Skënderbeun. Nuk do të ishte e mirë të ndodhte diçka tjetër që nuk i shërben kësaj ndeshjeje, e cila do të jetë edhe nën vëzhgimin e rreptë të UEFA-s. Objektivi ynë është fitorja e ndeshjes.

Këtë sfidë e gjykon një arbitër polak, keni ndonjë pretendim?
Jo, absolutisht. Ai është përzgjedhur nga UEFA dhe ne jemi të detyruar ta presim dhe ta respektojmë me korrektësinë tonë më maksimale. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në fushën e lojës, arbitri detyrën e tij, e së bashku në fund të kemi prodhuar një ndeshje fair-play.
Në radhë të parë, të gjithë ata tifozë që do të jenë në stadium për ndeshjen me Partizanin e Beogradit, duhet të mendojnë se kanë ardhur vetëm për Skënderbeun. Nuk do të ishte e mirë të ndodhte diçka tjetër që nuk i shërben kësaj ndeshjeje, e cila do të jetë edhe nën vëzhgimin e rreptë të UEFA-s. Objektivi ynë është fitorja e saj
Marrëveshja për tifozët
Nisur nga situata politike e acaruar mes Shqipërisë e Serbisë, ndeshjet mes tyre vlerësohen si të rrezikshmërisë së lartë, sidomos duke pasur parasysh sjelljen e një pjese të tifozëve ultras të skuadrës serbe, që kanë shkaktuar incidente të shumta në të kaluarën. Kështu, me miratimin e UEFA-s, të dyja skuadrat kanë arritur një marrëveshje, ku për ndeshjen e parë Skënderbeu-Partizan i Beogradit, në “Elbasan Arena” nuk do të ketë asnjë tifoz serb, por do të jenë vetëm pjestarët e stafit dhe personat VIP. Dhe po kështu do të ndodhë për ndeshjen e kthimit në Beograd, marrëveshje kjo që kërkon të mos acarojë më shumë situatën e ndezur të tifozerisë. Po ashtu, është vendosur që të mos ketë tifozë serbë as kur Partizani të luajë në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit, pasi edhe kjo ndeshje vlerësohet si me rrezikshmëri të lartë.
Çmimet e biletave
6000 lekë VIP
3000 lekë B3
2000 lekë
A1, A2, A3, A4, 
B1, B2, B3 dhe B4
700 lekë E, D, F
500 lekë C, G
UEFA EVROPA LIGË
Ndeshjet-Grupi B
Janë luajtur
Datë 14 shtator 2017 
Jang Boys-Partizan B 1-1
Dinamo K-Skënderb 3-1
Datë 28 shtator 2017 
Partizan B-Dinamo K 2-3
Skënderbeu-Jang B 1-1
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 2 6
2.Jang Boys 2 2
3.Partizan B 2 1
4.Skënderbeu 2 1
Do të luhen
Nesër, 19 tetor 2017 
Dinamo K-Jang Bojs 21:05
Skënderbeu-Partizan 21:05
Datë 2 nëntor 2017 
Jang Bojs-Dinamo K 19:00
Partizan B-Skënderbe19:00 
Datë 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
Sigal