Arbitri i ndeshjes Shqipëri-Izrael, mbyll Facebook-un pas ofendimeve të shumta

436

Sigal

Humbja e thellë 0-3 në shtëpi i ka lënë një shije të keqe tifozëve kuqezi ku gjithë mllefin e shfryjnë tek arbitri, Deniz Ajtekin, duke e akuzuar atë si fajtor për këtë humbje.

Menjëherë pas ndeshjes një dyndje komentesh ofenduese janë postuar në faqen e Facebook-ut të gjyqtarit, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.

Ndërkohë shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.