Arbitri Enea Jorgji në Poloni, gjykon ndeshjen Arka Gdinia-Midtjylland

548
Gjyqtari do të drejtojë këtë javë ndeshjen e turit të tretë të Ligës së Evropës, e cila do të luhet në Poloni mes Arka Gdinia, dhe danezëve të Midtjylland. Asistentët e tij në këtë duel janë Ergin Doda dhe Ilir Tartaraj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja. Dy javë më parë, Jorgji drejtoi ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Bate Borisov dhe Alashkert. Me paraqitjen e tij në atë sfidë, ku dha vetëm një karton të verdhë, gjyqtari elbasanas ka fituar një tjetër ftesë për të drejtuar në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që emri i tij, të paktën për sezonin që u mbyll, do të kujtohet për gafat në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, duke vendosur fatin e titullit kampion. Ndërsa në Evropë, vlerësimi për Enea Jorgjin gjyqtarin, është krejtësisht ndryshe, pasi ai vazhdon të caktohet rregullisht nga UEFA.
Sigal