Arabal dhe Rexhinaldo, dy “boom-e” për kamzalinjtë

660
Sikundër edhe deklaroi Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, se, kjo javë do të ketë “bum” me emra në merkato, kështu ka ndodhur. Pas konfirmimit të brazilianit Bruno Arrabal, merkatoja ka vijuar në tregun vendas, ku po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një portier. Drejtuesit janë në bisedime me Argent Halilaj, ku pasi u fol edhe për një akord mes palëve, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të financave. Po kështu, shumë pranë akordit është edhe mesfushori i Korabit, Alfred Zefi. Këto ditë, kamzalinjtë kanë pranë finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin vlonjat Hektor Idrizaj, i cili është i lirë pas përfundimit të kontratës me Skënderbeun, por surpriza e merkatos së verës së Kamzës mendohet se do të jetë ish-sulmuesi i Luftëtarit, Arturo Rexhinaldo. Drejtuesit kamzalinj, prej ditësh kanë nisur kontaktet me përfaqësuesin e lojtarit dhe parimisht ka një akord mes palëve. Përpos punës së drejtuesve në merkato, skuadra nën drejtimin e trajnerit Ndreu, po përgatitet me intensitet këto ditë të nxehta korriku.
Sigal