Antonio Conte tërbohet me drejtuesit e Interit: Prisja që të ishim më parpara në merkato

430
Sigal

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp para turneut të Azisë, teksa nuk e ka fshehur faktin që nuk është aspak i kënaqur nga merkato e bërë deri më tani. Strategu italian e ka cilësuar si vonesa si në operacionet në hyrje ashtu edhe në dalje.

“Nga planet që kemi bërë me klubin, jemi me vonesë në merkato. Duhet të krijojmë një grup. Me klubin kemi të njëjtin vizion, por prisja që të ishim më përpara, gjithsesi kam besim.

I nervozuar për Lukakun? Nervozizmi është një fjalë e rëndë. Lukaku më pëlqen, është një futbollist i rëndësishëm për ne, por është një lojtar i Manchester United. Atë e njoh shumë mirë, pasi e doja që kur isha tek Chelsea, por e dimë situatën tonë.

Ndeshja me United? Nesër është një ndeshje e rëndësishme. Përgatitjet parasezonale po shkojnë mirë, më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Nuk do të jetë e thjeshtë që të luajmë pa sulmues në këto miqësore, pasi do të kemi rivalë si United dhe Juventusi.

Icardi është jashtë projektit. Ky është realiteti, klubi ia ka bërë të qartë. Edhe Nainggolan gjithashtu është jashtë projektit. Perisic është një futbollistë me karakteristika specifike dhe dua ta shoh nëse luan në pozicionin që e vendos”, deklaroi Conte.