Antonio Conte mbyll llogaritë me Chelsea-n, nga nesër është i lirë për Interin

407
Sigal

Antonio më në fund është liruar nga kontrata që ishte me skuadrën e Chelsea-t. Strategu puljez sot ka zhvilluar seancën ndaj Bluve të Londrës në lidhje me mosmarrëveshjet për kontratën.

Chelsea duhet të paguajë Conten me 9 milionë paundë (afërisht 11 milionë euro), shumë të cilën anglezët pretendojnë të mos e paguajnë duke përdorur si argument përplasjen e italianit me Diego Costan, që e zhvlerësoi çmimin e sulmuesit, tashmë në radhët e Atleticos, nga 60 në 30 milionë euro.

Antonio Conte nesër nuk do të ketë më asnjë detyrim kontraktual me Chelsea-n, që i hap rrugë një tjetër eksperiencë të tij, sipas të gjitha gjasave në Serinë A.

Ish-trajneri i Juventusit ka një dëshirë të çmendur për të nisur sa më parë punën, pas thuajse një viti pushim. Po merr më shumë jetë hipoteza e emërimit të tij në krye të Interit, si pasues i Spalletit, por diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në fund të sezonit.