Antonio Conte justifikohet për shpërthimin: E bëra për të mirën e Interit

96
MILAN, ITALY - SEPTEMBER 14: Head coach of FC Internazionale Antonio Conte looks on before the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 14, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani - Inter/Inter via Getty Images)

“Fjalët e mia pas ndeshjes në Dortmund ishin konstruktive, kam ardhur për të ndryshuar gjërat dhe të gjithë duhet të ngremë nivelin”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp trajneri i Interit, Antonio Conte në prag të sfidës ndaj Verona-s. Strategu italian është shprehur se ekipi i tij kurrë nuk duhet të kënaqet me pak.

“Interi më thirri që ta ngre klubin në maja të larta, prandaj nuk duhet të kënaqemi kurrë. Ajo e imja nuk ishte një shfryrje, por një mënyrë për të kuptuar se ku kemi gabuar. Çdo gjë që bëj, e bëj për të përmirësuar situatën e Interit në 9 vitet e fundit. Drejtuesit e klubit e dinë që disa gjëra mund të bëheshin më mirë në fillim të sezonit. Me ta nuk kam probleme pasi e mendojmë njësoj.

Ndaj Veronës duhet të jemi të vëmendshëm, pasi e dimë se ata janë mirë, vrapojnë shumë dhe bëjnë presing. Duhet të jemi të zotë për të harruar Dortmundin sepse me siguri mund të lërë pasoja, pasi është pjesë e procesit tonë të rritjes”, theksoi Conte.