Ankth te City pas fitimit të titullit, rrezikon t’i bllokohet me dy sesione merkatoja

649
Manchester City u shpall kampion në “Premier League” për herë të 5 në histori gjatë fundjavës që lamë pas dhe drejtuesit e klubit filluan menjëherë të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë që në media përflitet për shuma marramendëse që City do të shpenzojë në merkaton e verës një lajm i hidhur i ka ‘prerë gjunjët’ skuadrës . “The Telegraf” raporton se Manchester City rrezikon të mos kryejë transferime lojtarësh në dy sesionet e ardhshme të merkatos.
Arsyeja ka të bëjë me futbollistin argjentinas Benjamin Garre. City siguroi shërbimet e sulmuesit të majtë nga skuadra e Velez një ditë përpara se ai të festonte 16 vjetorin e tij, diçka që del kundër normave të FIFA që thekson se është e ndaluar të nënshkruhen kontrata me lojtarë që janë nën moshën 16 vjeç.

Sigal

Velez e denoncoi skuadrën angleze duke theksuar se anëtarë të kësaj skuadre hynë në kontakte me të përpara se ai të mbushte 16 vjeç. Por jo vetëm kaq, Manchester City u përpoq që të ,mbrohej duke thënë se ata mund të kontaktonin me atë lojtar edhe pse nuk e kishte mbushur moshën pasi ishte me pasaportë italiane, por ky rregull vlen vetëm për klubet evropiane.

Kjo çështje do të diskutohet gjatë kësaj javë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku do të merret edhe vendimi. Duke parë atë çfarë ka ndodhur edhe në të kaluarën me Barcelonën, Realin dhe Atletiko Madrid për raste të ngjashme, Manchester City me shumë gjasa përveçse do të ndalohet të bëjnë blerje në 2 sesione te merkatos, do të duhet të paguajë edhe një gjobë. Gjithsesi Manchester Citu do të ketë mundësinë të apelojë vendimin nëse do të ndëshkohet në mënyrë që të kenë mundësi të bëjnë blerje gjatë verës. Ndërkaq, gara vazhdon të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester Cityt dhe në këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje me 6 gola të shënuar.