Angli, premierliga nuk “pushon”… të martën përsëri në fushë

548
Premierliga angleze nuk njeh pushim. Të martën janë në program mjaft ndeshje interesante të vlefshme për javën e 20-të të kampionatit.
Tottenham, kundërshtari i radhës i Juventusit ne 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, do të presë Southampton (ora 13,30).
Në orën 16:00 do të zbresin në fushë Celsi dhe Manchester United, që do të presin respektivisht Burnley dhe Brighton, shkruan ata.
Gjithnjë në orën 16.00 do të luhen edhe ndeshjet Bournemouth-West Ham United, Watford-Leicester, West Bromwich Albion-Everton e Huddersfield-Stoke City.
Sfida mes Liverpool e Swansea (ora 19,30) do të mbyllë programin e kësaj dite. Më 27 dhjetor në orën 20,45 do të luhet ndeshja Manchester City me Newcastle, ndërsa në orën 21.00 do të luhet derbi i Londrës mes Crystal Palace e Arsenal.
Premierliga do të “rikthehet” përsëri më 30 dhe 31 dhjetor.
Sigal