Angel Maria Villar përkohësisht në krye të UEFA, pas pezullimit të Platini

541
Spanjolli Ángel María Villar është përzgjedhur përkohësisht në krye të UEFA-s pas pezullimit 90 ditor të Mishel Platinisë. Vndimi është marë nga 54 anëtarët të komuniteti ekzekutiv në Nyon të Zvicrës.
Disa ditë më parë FIFA ka pezulluar përkohësisht presidentin e saj Sep Blatter, sekretarin e përgjithshëm Jerome Valcke dhe zëvendëspresidentin, njëherësh president i UEFAs, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.
Gjatë 90 ditëve Villar do të marrë përsipër detyrat e Platinisë, por do të mbetet në cilësinë e zëvendëspresidentit të UEFA-s.
Ndëshkimet janë dhënë nga komiteti i etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror. të tre emrat më të rëndësishëm të futbollit botërorjanë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre.
Ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje. Skandali i korrupsionit ka goditur rëndë dy institucionet e që drejtojnë futbollin, ndërsa pas hetimeve të FBI-së amerikanë edhe prokurorët zvicerianë kanë nisur një hetim për fifan dhe UEFA-n. 
Sigal