Angel Di Maria në PSG për 65 milionë euro

493
Mesfushori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria do të transferohet në Paris Saint-Germain për 65 milionë euro. Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit Angel Di Maria për 65 milionë euro.
Sipas të përditshmes sportive franceze “France Football”, kampioni i Ligue 1 do ta transferojë reprezentuesin argjentinas.
Di Maria – i cili erdhi në Old Trafford vetëm një vit më parë nga Real Madrid – do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fundjavë.
Sigal