Andrea Pirlo: Asnjë dyshim, Rino e meriton të qëndrojë

557
Pirlo, “kumbar” i Gatuzos, Modriç, fiton edhe një “Top të Arta” në Kroaci. Messi, kërkon Guardiolën dhe Neymarin te Barcelona. Vazhdon “telenovela” Hazard
Periudha që po kalon Milani është një ndër më të këqijat që kur ka nisur sezoni i ri. Fajtor kryesor për këtë ecuri shihet trajneri Gatuzo, teksa kuqezinjtë nuk shënojnë prej katër ndeshjesh në Serinë A, rekordi më i keq ky, që nga viti i largët 1984. Gjithsesi, shumica e opinionit, mundohet ta justifikojnë formën që po kalon ekipi, me mungesat e shumta, sidomos në mesin e fushës. Për këtë arsye dhe ish-shoku i skuadrës te Milani, Andrea Pirlo, i ka dalë në krah Xhenaro Gatuzos. Ish-mesfushori ka folur për formën që po kalon ekipi kuqezi dhe italiani ka thënë se trajneri i Milanit e meriton të jetë në krye të stolit, sepse po bën gjithçka që “djalli” të paraqitet sa më mirë.
“Nuk kam dyshime, Rino meriton të qëndrojë te Milani. Ai po bën çdo gjë që është e mundur, por për momentin është një situatë e komplikuar, kështu që për mua Gatuzo duhet të vazhdojë të jetë në krye të kuqezinjve”.
Sigal

2- Modriç merr “Topin e Artë” edhe në Kroaci
Padyshim ky vit mund të quhet viti i Luka Modriçit. Fantazisti i kombëtares kroate është kurorëzuar mbrëmjen e kaluar me çmimin lojtari më i mirë kroat i vitit 2018. Kështu, mesfushori rrëmben një tjetër çmim këtë muaj pas “Topit të Artë” dhe titullit të Botërorit të Klubeve të fituar me Realin e Madridit. Kroati kishte konkurrencë të fortë për sa i përket çmimit, pasi dhe lojtarë të tjerë si Rakitiç apo Manxhukiç e Lovren, të cilët janë paraqitur mjaft mirë këtë vit, por gjithsesi në fund triumfues u shpall mesfushori i Realit, duke i shtuar koleksionit të tij një tjetër çmim.

3- Lionel Messi e “tepron”, dua Guardiolën dhe Neymarin te Barcelona!
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se atij do t’i pëlqente të kishte për trajner Bep Guardiolën dhe të luante përsëri me ish-bashkëlojtarin brazilian të tij, Neymarin. Gjatë kohës kur trajnohej nga Guardiola, korrën shumë suksese. Messi dhe Guardiola arritën t’i fitojnë tre tituj të La Ligës, tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Copa del Rey, dy tituj të Superkupës së Evropës, tre tituj të Superkupës së Spanjës, si dhe dy tituj të Kupës së Botës për klube., Argjentinasi e ka lavdëruar ish-trajnerin e tij, i cili tani është në pozitën e trajnerit të Manchester Cityt, duke thënë se ai është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe se do të donte të punonte përsëri me të. “Është gjithmonë një ndjenjë e mirë të luash bashkë me lojtarë të mrekullueshëm. Edhe pse është e vështirë të ndodhë, do të më pëlqente të punoja me Guardiolën përsëri. Ai është një ndër trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë Messi. Nuk ka mjaftuar me kaq se “oreksi vjen duke ngrënë” dhe kështu ka ndodhur edhe me “oreksin” e Messit. Kështu “pleshti” i është shtuar oreksi edhe me Neymar. Braziliani shkëmbeu Camp Nou me Parc des Princes në gusht të vitit 2017, kur e siguroi një transferim për 222 milionë euro. Ky transferim i kishte shkaktuar shumë probleme Barcelonës, që nuk kishte përgatitur transferimin e një zëvendësuesi për të.
26-vjeçari i kaloi katër sezone të mrekullueshme me Barcelonën, duke e fituar dy herë titullin dhe një herë titullin e Ligës së Kampionëve, por dëshira për të mos mbetur nën hijen e Messit bëri që ai ta kërkonte largimin.
Mirëpo, përkundër që ai kishte vendosur të largohej me dëshirën e tij, gjatë afatit kalimtar të verës ishte spekuluar se ai dëshiron të kthehet të luajë për Barcelonën. Edhe Messit do t’i pëlqente kthimi i brazilianit në Katalonjë.
“Kjo është një gjë e komplikuar. Do të donim ta kthenim atë në skuadër. Ne jemi shokë, kemi jetuar momente shumë të mira, disa jo edhe aq të mira, por ne kemi kaluar shumë kohë bashkë”, ka thënë Messi.
“Megjithatë, mendoj se është shumë e vështirë për të për t’u larguar nga PSG-ja. Ata nuk do ta lejojnë largimin e tij”. Tashmë “topi” ka mbetur në fushën e drejtuesve të Barcelonës për të gjetur “formulën” e rikthimit të brazilianit, nëse dëshirojnë që ti kenë të tyret të gjitha sukseset e futbollit.

4- Reali vazhdon “estradën” me transfertën Hazard
Eden Hazard është kthyer në një fiksim në kampin e Realit, teksa belgu prej kohësh përflitet se mund të bëhet lojtar i madrilenëve. Momentalisht, mesfushori i avancuar po shijon formën e tij të mirë me Çelsin, teksa mbrëmjen e kaluar shënoi një dopietë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në transfertë ndaj Uotfordit. Gjithsesi, me merkaton e janarit në prag, Reali po punon që të bëjë një ofertë tunduese për blutë e Londrës, për t’i bindur për të lëshuar lojtarin e tyre më të mirë. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e “Los Blancos” kanë menduar të ofrojnë në pjatë, Mateo Kovaçiç dhe Iskon, për të arritur tek Eden Hazard.

5- Ramsey tradhton Juven, në bisedime me Paris Saint-Germainin
Mesfushori aktual i Arsenalit, Aaron Ramsey, në muajin e ardhshëm do të jetë në bisedime me Paris Saint-Germainin, pasi nuk do ta vazhdojë kontratën me topçinjtë, që i përfundon në fund të këtij stinori. Një herë është raportuar se Ramsey ka arritur marrëveshje me Juventusin me një pagë vjetore prej 10 milionë euro, mirëpo duket se uellsiani ka ndërruar mendjen. Ramsey nga 1 janar është i lirë që të jetë në bisedime me cilindo klub, dhe fillimisht do të jetë në bisedime me parisienët. Për Ramseyn interesim ka shfaqur Bayern Munichu, Interi e Milani. Mesfushori ka 350 paraqitje me Arsenalin ku ka shënuar 59 gola që prej transferimit të tij nga Cardiff City për 7 milionë euro në vitin 2008.