Andrea Marko: Ka shumë gabime në merkato, të shikojnë nga talentet e akademive

566
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti e trajneri i Dinamos, fokusohet tek tregu i futbollistëve, kryesisht te skuadrat që do të luajnë në Evropë
Dy ditë para startit të ndeshjeve të Evropa Ligë, si e shikoni situatën në skuadrat shqiptare?
Për momentin, mendoj se është një fazë delikate për këto skuadra, sepse kanë pasur shumë pak kohë për tu përshtatur me skuadrat. Duke marrë parasysh edhe lëvizjet e shumta që kanë bërë këto skuadra në këtë periudhë, por edhe objektivat që kanë së pari për në Evropë, e bëjnë edhe më të domosdoshëm ndryshimin.

Janë katër skuadra shqiptare që do të luajnë në Evropë, si i vlerësoni përforcimet që ato kanë bërë gjatë kësaj periudhe merkatoje të verës?
Të gjitha kanë deklaruar se kanë bërë përforcime, ndërkohë që Kukësi është deklaruar më i kënaqur me to. Unë mendoj se efektet e merkatos që bëjnë skuadrat në këtë periudhë verore, më shumë ndjehen pas një faze kampionati, ndërsa mund të ketë edhe ndonjë prej tyre që e arrin përshtatjen. Këto janë përforcime të sforcuara.

Cila skuadër shqiptare ka kundërshtarin më të fortë në këto ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Evropës?
por edhe me kundërshtarin që do të ketë në Turin e Dytë të Ligës së Kampioneve (Sherif Tiraspol). Kjo skuadër moldave është shumë e fortë, aq sa sezonin e kaluar ka shkuar deri në fazën e grupeve. Unë mendoj se kuksianët e kanë shortin më të vështirë, dhe humbja e miqësores tri ditë më parë, duket sikur ju thotë se eliminimi është më i afërt se kualifikimi i tyre.

Po tre skuadrat e tjera, si kanë “luajtur” me merkaton në këtë periudhë?
Skënderbeu në letër e ka një ndeshje të lehtë me Santa Hullia, por unë do të mendoja më shumë kujdes nga korçarët. Jo vetëm për të mos patur ndonjë befasi, por edhe për të shënuar mbi 2 apo 3 gola, që ta ketë më të lehtë kualifikimin. Ndërsa për Partizanin, skuadra bullgare është e harruar në Evropë, dhe kujdesi nuk duhet të mungojë. Në ndeshjen e dytë, duhet të shkojë me golavarazh shumë pozitiv.

Sa larg mendoni se do të shkojnë skuadrat tona në ndeshjet në Evropë?
Së pari, dëshira ime është që të shkojnë sa më larg, sepse nder i bëhet futbollit shqiptar në tërësi, pastaj skuadrave në veçanti. Nëse Skënderbeu ka një ndeshje relativisht të lehtë, e ke mundësinë të kalojë dy apo tre ture, ndërkohë që Partizani, nëse kalon bullgarët në turin e parë, do të ketë ecuri të mirë në një apo dy ture të tjerë. Për Tiranën, mendoj se dy ndeshjet me Makabin do ta kolaudojnë nën drejtimin e Ze Marias. 

Në krahasim me sezonin e kaluar, në këtë merkato, duket se ka më shumë largime nga skuadrat, se afrime, pse ndodh kështu sipas jush?
Mendoj se, duke bërë kontrata afatshkurtra, një vjeçare, të gjitha janë të detyruara që të bëjnë zgjedhje vit pas viti. Kjo nuk është profesionale, madje në Evropë nuk i pranojnë kontratat më pak se tre vjeçare. Kështu më shumë i prishet punë përshtatjes së grupit të skuadrës, por edhe përshtatjes së trajnerit me vlerat e tyre.

Sipas jush, pse është kjo diferencë mes afrimeve dhe largimeve? 
Sepse merkatua shqiptare zhvillohet me probleme të shumta financiare, që nga mospagesat e sezoneve të shkuara, nga gjykimet në FIFA për mospagesat, dhe deri te pagesat e ulëta që u afrohen nga drejtuesit e klubeve. Ka shumë gabime në merkato, dhe kështu duket se nuk ka ndonjë ndryshim që të orientohet nga standarde e futbollit evropian. 

Në tërësi, si e përshkruani situatën në futbollin shqiptar në këtë periudhë?
Situata nuk ka ndonjë ndryshim cilësor, por unë do të thosha që drejtuesit e klubeve, e më saktë presidentët, të shikojnë më shumë nga talentet e akademive të tyre, sepse kështu do të kenë më shumë përfitime, si financiare, ashtu edhe sportive.

Po merkatua e futbollistëve të Kombëtares, si është duke u zhvilluar sipas jush?
Nga futbollistët e Kombëtares, vetëm Sadiku është më aktiv, sepse kërkohet nga disa skuadra. Edhe të tjerët, kryesisht Berisha, Ajeti, Strakosha e Gjimshiti që luajnë në Itali, duket se janë pozicionuar në këtë merkato. Keq më vjen për Rei Manajn, sepse u konsumua shumë shpejt nga keqmenaxhimi që iu bë.
Situata në merkato, nuk ka ndonjë ndryshim cilësor. Por, unë do të thoja që drejtuesit e klubeve, e më saktë presidentët, të shikojnë më shumë nga talentet e akademive të tyre, sepse kështu do të kenë më shumë përfitime, si financiare, ashtu edhe sportive
NDESHJET NË EVROPË
LIGA E EVROPËS
Turi Parë/29 qershor 2017 
Partizani-Botev Plod 17:00
Gjyqtar: Bryn Xhons (Uell)
Asistentë: L. Eduards, D. Beket
Gjyqtar i katërt: David Morgan
Skënderbeu-Sant H 20:00
Gjyqtar: Robert Henes (Irl)
Asistentë: A. Linç, U. McDonell
Gjyqtar i katërt: B. Konolli (Irl)
Makabi T-Aviv-Tirana20:00
Gjyqtar: Tihomir Pejin (Kro)
Asistentë: G. Pataki, K. Shariç
Gjyqtar i katërt: Dario Bel (Kro)

Përbërjet për ndeshjet në Evropa Ligë
PARTIZANI
Portierë: Dashamir Xhika (1), Alban Hoxha (12), Fabio Gjonikaj (38).
MbrojtësA: Kristi Marku (3), Ersin Hakaj (4), Gezim Krasniqi (5), Renato Malota (13), Blerim Kotobelli (15), Labinot Ibrahimi (22), Arbnor Fejzullahu (31), Sodiq Atanda (36), Renaldo Kalari (99).
Mesfushorë: Realdo Fili (7), Idriz Batha (10), Jurgen Bardhi (11), Mentor Mazrekaj (14), Lorenc Trashi (19), Gerhard Progni (77), Emilian Vila (88), Lauren Ismailaj (95).
Sulmuesa: Ardit Jaupaj (18), Xhevahir Sukaj (20), Mustafa Enok Xhixhiua (25).
TIRANA
Portierë: Ilion Lika (1), Edvan Bakaj (31), Ditmar Shehri (97).
Mbrojtësa: Marlind Nuri (2), Klisman Cake (3), Gentian Muça (4), Marvin Turtulli (5), David Domgjoni (6), Albi Doka (17), Uellison Luiz De Oliveira Sobrau (21), Realf Zhivanaj (26), Erjon Hoxhallari (28).
Mesfushorë: Elvi Berisha (7), Rei Qilimi (8), Erando Karabeci (13), Asion Daja (14), Fjoralb Deliaj (15), Dorian Kërçiku (18), Merveil Ndokyt (19), Zhystalen Moise Nkounku (22), Reuben Akuah (45).
Sulmuesa: Zhunior Junus Sentamu (11), Mateus Levendi (25).
Bileta me çmime të “kripura”, 2 mijë lekë për Partizani-Botev Plodviv
Dje në mesditë, FK Partizani ka bërë publikë çmimet e biletave në stadiumin “Selman Stërmasi”, për ndeshjen e të enjtes në Ligën e Evropës, Partizani-Botev Plodviv (Bullgari). Edhe pse takimi luhet në orën 17:00, i papërshtatshëm për një numër të madh tifozësh, Partizani ka vendosur çmime më të larta sesa zakonisht, por ata ata që do të paguajnë më shumë janë tifozët e Botev Plovdiv. Sipas informacioneve të publikuara nga faqja e klubit bullgar, çmimet për ta, të vendosur në tribunat H1 dhe H2, do të jenë 5 euro, ndërsa në tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 2 000 lekë. Biletat në Tribunat C,D1,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 500 lekë; Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1,E, F, G1, G2. Ndeshja FK Partizani-PFC Botev Plodviv, luhet të enjten, 29 qershor 2017, ora 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Sigal