Andan Januzaj zgjedh Kosovën

483
Sigal

Ylli i Mançester Junatid vendos për të ardhmen e tij. E kërkonin Shqipëria, Belgjika dhe Anglia

Ylli i Mançester Junatid, Adnan Januzaj, i kërkuar me aq ngulm nga Shqipëria, duket se ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se në lojë për ta bindur mund të përfshiheshin Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli (përflitej për një takim në të ardhmen me lojtarin e të atij e tij). Mesa duket, 18-vjeçari ka preferuar vendlindjen e të atit të tij, Kosovën, pasi ai vetë ka lindur në Belgjikë. Lajmin e bën të ditur portali turk “fanatik.tr” që shton se mesfushori i Manchester United e ka marrë një vendim të tillë pasi FIFA i lejoi Kosovës të luajë ndeshje miqësore pa himn dhe flamur. Faqja e specializuar sportive vë në gojën e Adnanit fjalët: “Në emër të popullit të Kosovës dhe të familjes sime, për t’i bërë ata të lumtur, zgjedhja ime do të jetë Kosova”. Turqia është një nga vendet që pretendon shërbimet e talentit, por në garë për të janë edhe Belgjika, Kroacia, Anglia dhe Shqipëria. Në rast se lajmi i faqes turke të internetit konfirmohet zyrtarisht edhe nga familjarët e djaloshit, atëherë kjo ndoshta do të ishte zgjidhja më optimale për të plotësuar dëshirën e shqiptarëve, të cilët kërkojnë me ngulm që ylli i “Djajve të Kuq” të përfaqësojë kombëtaren Kuq e Zi. Gjithsesi, deri në konfirmimin e një lajmi të tillë mbetet ende shumë sepse për momentin Kosova mund të luajë vetëm ndeshje miqësore deri në anëtarësimin në FIFA dhe UEFA me të drejta të plota. Edhe pse leja i është dhënë vetëm para pak ditësh, më saktë më 13 janar 2014, Kosova mund të ndërtojë brenda një kohe të shkurtër një nga kombëtaret me të forta në kontinentin tonë, madje në letër ajo mund ata ketë edhe më cilësore se Shqipëria. Në portalin ndërkombëtar, “Wikipedia” është hartuar edhe lista e Kombëtares së Kosovës. Edhe pse ajo për momentin është një listë virtuale, ia vlen të përmendim emrat, pasi në të përfshihen jo vetëm lojtarë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por dhe ajo e Zvicrës, ndërkohë që futbollistët luajnë me ekipe të tilla si Mançester Junaitid, Bajern i Munihut, Borusia Mënshengladbah, Lacio, Napoli, Torino, Sampdoria, Bazel, Grasshopers, Brisbejn Roar, Dinamo Zagreb, Vorksla Poltava.

Lista

Portierë

Etrit Berisha       Lacio

Kushtrim Mushica            Prishtina

Mbrojtës

Lorik Cana                 Lacio

Taulant Xhaka           Bazel

Arlin Ajeti          Bazel

Shkodran Mustafi             Sampdoria

Ermir Lenjani            St.Gallen

Mërgim Mavraj         Grojther Fyrth

Loret Sadiku              Helsingborg

Ilir Berisha          Orebro

Mesfushorë

Valon Berisha            Salzburg

Migjen Basha            Torino

Amir Abrashi            Grasshopers

Shkëlzen Gashi          Grashopers

Alban Meha               Padeborn

Vullnet Basha            Sion

Valdet Rama              Real Valadolid

Granit Xhaka             B.Mënshengladbah

Valon Behrami          Napoli

Adnan Januzaj           Mançester Junaitid

Xherdan Shaqiri        Bajern Munih

Sulmues

Besart Berisha           Brisbejn Roar

Erfan Zeneli        HJK

Ahmed Januzi            Vorskla Poltava

Fatos Beqiraj             Dinamo Zagreb.

 Besart Berisha, drejt Interit?!

 Presidenti i Brisbejn Roar, Kris Fong, ku po aktivizohet aktualisht Besart Berisha, ka kërkuar që në A-League (kampionati elitar australian) të hiqet kufizimi i pagës në mënyrë që ata të mund të ritentojnë kontraktimin e futbollistit kosovar, i cili vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë në Australi. 28-vjeçarit Berisha i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe Sidnei FC dhe Njukasëll janë gati ti plotësojnë dëshirat sulmuesit, ndërsa mundësia më e madhe është që ai të rikthehet në Europë, për arsye familjare. Nëse kjo ndodh, atëherë Berisha mund të jetë një opsion për italianët e Interit, presidenti i të cilëve, Erik Tohir (shefi ekzekutiv i Visi Media Asia) është i lidhur ngushtë me pronarët indonezianë të Brisbejn, Bakri Grup. Në këto kushte, Interi mund ti ofrojë kontratë Berishës dhe ta afrojë në ekip, për ta huazuar më pas sërish te Brisbejn. Skuadrës australiane nuk i lejohet më shumë se 2,55 milionë dollarë, kjo për faktin se ka në ekip yllin gjerman Tomas Broich, ndërsa po kërkon një rrugë të mesme, duke i kërkuar Federatës Australiane ta lejojë të paguajë më shumë këtë vit dhe të shpenzojë më pak vitin tjetër. Berisha ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje këtë vit dhe vlerësohet si një nga lojtarët kyç të Brisbejnit.

Renditja më e mirë historike i përket muajit qershor, kur u pozicionuam në vendin e 37-të

 Shqipëria fiton një vend në renditjen e FIFA-s

 Shqipëria fitoi një vend në renditjen botërore të FIFA-s, duke u pozicionuar tani e 56-ta nga 204 ekipe kombëtare futbolli për muajin janar 2014. Në fakt, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Xhani De Biazi, nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje në muajin dhjetor, teksa përmirësimi ka ardhur për efekt kalkulimi të ekipeve të tjera. Kështu, Kombëtarja jonë ndodhet në renditjen e FIFA-s midis Uellsit (vendi i 55-të/574 pikë) dhe Australisë (56/571). Në renditjen specifikeve të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 29-të nga 53 ekipe përfaqësueses, midis Uellsit (28) dhe Norvegjisë (30). Renditja më e mirë historike e Shqipërisë i përket muajit qershor, kur u  pozicionuam në vendin e 37-të, por në harkun e katër muajve kemi bërë jo pak, por 21 pozicione prapa. Lista e janarit në përgjithësi nuk ka përjetuar ndryshime të mëdha, pasi viti i ri ka bërë që shumë kombëtare të mos kenë aktivitete futbolli. Vetëm 18 ndeshje miqësore janë përfshirë në kalkulim që nga dhjetori 2013 e deri në gjysmë të janarit 2014. “Top 25” vendet e para mbeten të pandryshuara, ku Spanja vazhdon të udhëheqë përpara Gjermanisë e Argjentinës. Renditja e re do të publikohet, më 13 shkurt 2014.

Femrat e Rrakllit

Kombëtarja e Shqipërisë për femra e drejtuar nga Altin Rraklli tani ndodhet në pozitën e 59-të me 1379 pikë, ndërsa që në nivel të kontinentit renditet e 32-ta. Kombëtarja jonë ndodhet midis Sllovenisë (58) dhe Panamasë (60), ndërsa në atë europiane midis Sllovenisë (31) dhe Kroacisë (33).

RENDITJA NË FIFA

55   Uellsi   +1

56   Shqipëria    +1

56   Australia     +2

RENDITJA NË UEFA

28   Uellsi   +1

29   Shqipëria    +1

30   Norvegjia    -5

Fatmir Hysenbelliu firmos me Partizanin

 Fatmir Hysenbelliu nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Partizanin. Dje, ai bëri prezantimin zyrtar në ambientet e klubit të kuq, ndërkohë që në mbrëmje ai mbërriti në Belek të Turqisë, për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re. Hysenbelliu luajti në pjesën e parë të sezonit me Tiranën, ndërkohë që si lojtar me moshat ka luajtur në Angli dhe në Itali. Në ditën e shtate te përgatitjeve në Belek të Turqisë grupi i përbërë nga 24 lojtare vijon me intensitet maksimal seancat stërvitore (dy here ne ditë). Lojtaret nën drejtimin e stafit teknik u janë nënshtruar një programi riaftësues. Dita e pare e stërvitjes me skuadrën rezultoi edhe për sulmuesin me ngjyrë Amick Cian. Sot, Partizani do të jetë përballe gjermaneve të Karlsruhes, në miqësoren e tretë në tokën turke, pas atyre me gjermanët e Darmshtadit (të humbur 2-1) dhe azerbajxhanasve të Neftçit.

 Kukësi barazon 1-1 me Al-Ittihad

 Kukësi barazoi 1-1 me Al-Ittihad, skuadër nga Arabia Saudit, në  miqësoren e zhvilluar dje në Antalia të Turqisë. Për kuksianët, ishte ndeshja e dytë gjatë përgatitores dimërore në tokën turke, pas asaj me ekipin nga Uzebikistani, Nasaf Karsh, të humbur me rezultatin 2-1. Golin e vetëm për Kukësin e ka shënuar Vilfor Hysa. Në takimin me Al-Ittihad, trajneri i Kukësit, Naxhi Shensoi i aktivizoi të gjithë lojtarët ka në dispozicion. Në Turqi, po e kryejnë fazën përgatitore edhe Flamurtari me Teutën, kjo e fundit humbi para disa ditësh 4-0 testin me Genshlerbirlixhi. Skënderbeu po e kryen përgatitoren në Portugali, ndërsa Laçi në Malaga të Spanjës.