Ancelotti takim “blic” me Napolin, akordi më pranë se kurrë

127

Carlo Ancelotti gjithnjë e më pranë stolit të Napolit. Sipas asaj që raportojnë mediat italian “Don Carlo” është takuar me drejtorin e Napolit, Cristiano Giuntoli dhe presidentin Aurelio De Laurentiis mbrëmjen e sotme për të vendosur pikat mbi “i”, kontratë, pagë dhe objektiva.

Duke iu referuar “Sportitalia” dhe “Corriere dello Sport”, De Laurentiis ka vendosur që ai nuk do të presë që Maurizio Sarri të marrë një vendim, ndërkohë që ka nisur bisedimet e para me Ancelottin.

Pretendohet se Ancelotti do të gjej akordin me skuadrën e Napolit për 3 vitet e ardhshme, ku thuhet se do të përfitoj rreth 6.5 milionë euro në sezoni.

Ish-trajneri i Milanit, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munchen është një trajner i lirë pasi u shkarkua nga kampionët gjermanë.