Ancelotti sulmon serbët: Profesionistë vetëm për simulimet, luanin të shtrënguar

435
Sigal

Napoli nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola në sfidën ndaj Crvena Zvezda-s, që çlete dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Klubi italian që drejtohet nga Carlo Ancelotti dominoi në mbajtjen e topit dhe dy herë goditi traversën, por pa e vënë ndonjëherë portierin Milan Borjan nën presion të vazhdueshëm.

Napoli pati një fillim të frustruar, teksa përballet me një luftë të vështirë për t’u kualifikuar për në Grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Liverpool me PSG, por trajneri italian thotë se kundërshtari ishte profesionist vetëm për të vonuar lojën dhe simuluar. Gjithashtu, ai është i bindur se skuadra e tij do t’i kompensojë pikët e lëna në Beograd.

“Ishte e pashmangshme që 15 minutat e fundit të ishin ndryshe. Kundërshtari ishte “profesionist” për kohën e shpërdoruar dhe simulimet. Vendësit luajtën të shtrënguar dhe ishin gjithmonë në kërkim të një faulli. Por, ky nuk është problemi. Duhet të kishim shënuar më parë. Ishim afër, na mungonte vetëm shkëndija e fundit. Kemi bërë pak gabime gjatë pasimeve, por ishim shumë të pafat”.

 “Ne nuk kemi fituar ende një ndeshje të rëndësishme, por nuk duhet të jemi aq negativë. Janë edhe pesë ndeshje për të shkuar në raundin tjetër dhe ne mundim gjithkënd. Nuk kemi shënuar, është për të ardhur keq, por ishim shumë afër”.