“Ancelotti një maestro! Napoli super, por…”: Sacchi bën bilancin Champions të të kaltërve

495
Sigal

Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, dikur trajneri i Milanit të famshëm, Arrigo Sacchi, është nga ato personalitete të sportit, opinioni i të cilit ka gjithnjë rëndëi. Në faqet e La Gazzetta dello Sport ai ka dhënë vlerësimin për Napolin e Carlo Ancelotti, duke e konsideruar teknikun një ‘maestro’ dhe skuadrën e tij të rreshtuar ndr të mëdhenjtë: “Ndeshje e nivelit shumë të lartë e të kaltërve të maestro Ancelotti. Mund të ndodhte diçka vendimtare në çdo moment në një ndeshje të ekuilibruar me një nivel vështirësie shumë të lartë”.

Arrigo Sacchi më pas ka shtuar: “Të kaltrit kanë fituar me meritë, duke luajtur me vendosmëri, kurajë dhe një organizim shumë të mirë. Linja mbrojtëse ka shpërndarë frikën e ndeshjeve të kaluara, falë kompaktësisë dhe bashkëpunimit të skuadrës. Carlo duhet të punojë mbi presingun ende jorefikas tek disa lojtarë të tij. Ka qenë një ndeshje e bukur mes dy skuadrave të mëdha. Tani në fakt Napoli duhet të bëjë një hap të mëtejshëm në cilësinë mendore, duke dhënë gjithmonë gjithçka ashtu si bëjnë skuadrat e mëdha”.